| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Shqipëria përgatitet për Javën e Kulturës Turke
Aktivitetet për promovimin e kulturës turke në Shqipëri do të zhvillohen gjatë datave 14-18 shtator.
Shqipëria përgatitet për Javën e Kulturës Turke
Shqipëria përgatitet për Javën e Kulturës Turke

Në Tiranë dhe në Shkordër gjatë datave 14-18 shtator do të mbahen aktivitetet për Javën e Kulturës Turke.

Aktivitetet për promovimin e kulturës turke në Shqipëri do të zhvillohen me përpjekjet e përbashkëta të Ambasadës turke në Tiranë, Ministrisë së Turizmit, të Kuklturës dhe të Sporteve të Shqipërisë, Institutit "Yunus Emre" si dhe të bashkive të Shkodrës dhe Tiranës.

Pjesë e aktivitetit do të jenë koncerte dhe shfaqje të filmave të cilët do të mund të ndiqen nga publiku shqiptar pa pagesë.

Në kuadrin e programit të hapjes së Javës së Kulturës Turke, më 14 shtator në orën 19:30 në sallën e madhe të koncerteve të Universitetit të Arteve në Tiranë do të mbahet koncerti i grupit “Telli Sazlar Uçlusu’. Gjatë kësaj pjesëmarrësit do të kene mundësinë të përjetojnë repertorin tradicional të muzikës popullore turke me një shumëllojshmëri të pasur instrumentesh dhe një interpretim modern.

Java e Kulturës Turke do të vazhdojë me koncerte dhe shfaqe filmesh në Shkodër në datat 15 dhe 16 shtator. Ndërsa grupi “Telli Sazlar Uçlusu’ do të performojë në skenë të martën më 15 shtator në 19:30 në pedonale përpara Bashkisë Shkodër.

Ndërsa të mërkurën më 16 shtator në orën 19:30 në Kinemanë Republika të Shkodrës do të shfaqet fimi “Kampioni për ne”, një nga filmat e suksesshëm të viteve të fundit që ka marrë çmime e nominime nga plaftorma prestigjoze.

Programi i Javës së Kulturës Turke do vazhdojë në Tiranë ku ditën e enjte më 17 shtator në orën 19:30 do të shfaqen film i animuar për fëmijë në Kinema “Maks Velo”.

​Ndërsa në ditën e fundit të programit ditën e premte në Kinema Milenium do të shfaqet filmi “Baglilik Asli” i mjeshtrit, regjisorit Semih Kaplanoglu dhe pas filmit në orën 21:15 aktorja kryesore e filmit Kubra Kip do të takohet me artdashësit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë