RAJONI
2 minuta leximi
Mickoski: Pas zgjedhjeve lokale, do të mendohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot deklaroi se pas zgjedhjeve lokale do të shqyrtohet mundësia për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Mickoski: Pas zgjedhjeve lokale, do të mendohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare
Mickoski: Pas zgjedhjeve lokale, do të mendohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare
8 Tetor 2025


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se pas zgjedhjeve lokale do të shqyrtohet mundësia për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por siç theksoi ai, një vendim i tillë nuk do të udhëhiqet nga interesi politik, por nga interesi i shtetit. 

"Pres që pas këtyre zgjedhjeve lokale të hyjmë në një cikël valësh të intensifikuara investimesh dhe kushdo që e ndjek politikën do të thotë se VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni do të kenë fitore të fortë, më të fortë se ajo e vitit 2021. Të paktën kështu thonë ata, dhe është logjike të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare për të siguruar një mandat të ri katërvjeçar", tha sot Mickoski në Forumin e Biznesit në Strumicë, në të cilin morën pjesë biznesmenë nga rajoni si dhe ministra nga kabineti qeveritar.

"Nëse atë e shohim si një vendim politik, do të isha dakord, por nëse e shohim nga një logjikë shtetërore, atëherë mendojmë ndryshe. Ne duam ta vendosim shtetin dhe interesat e biznesmenëve në radhë të parë, në mënyrë që të keni të ardhme të parashikueshme, në mënyrë që të dini se çfarë të prisni dhe vetëm atëherë përpiqemi të vendosim interesin tonë politik në radhë të parë. Por, do të shohim. Le të ndodhin gjërat së pari, si dhe pastaj do të marrim vendime", theksoi Mickoski.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 19 tetor.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Rritet në 13 numri i viktimave nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Tuzlla
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të ndërtojnë bashkë një tunel hekurudhor ndërkufitar
Kuvendi i Shqipërisë miraton me 77 vota pro projektligjin “Për barazinë gjinore”
Shkup, mbahet konferencë në 100-vjetorin e lindjes së Alija Izetbegoviqit
Pas zjarrit në Tuzlla: 15 pacientë në spital, katër në ventilim mekanik
Ura e Mehmed Pashë Sokoloviqit në Vishegrad: Vepra e Mimar Sinanit që ende të lë pa frymë
Punëtorët e televizionit shtetëror të Kosovës protestojnë për vonesat e pagave, paralajmërojnë grevë
Projektligji për barazinë gjinore nxit protesta para Kuvendit të Shqipërisë
Greqi, mjekët në spitalet publike hyjnë në grevë 48 orëshe
Mucunski: Politika e jashtme e RMV-së është vlerësuar më së larti në Raportin e BE-së
SPAK, mbi 300 mln euro pasuri të sekuestruara nga viti 2020, krijuar nga pastrimi i parave
Qeveria shqiptare miraton marrëveshje bashkëpunimi me Italinë në fushën e mbrojtjes
Protesta në Sarajevë kundër pjesëmarrjes së ekipit izraelit në EuroLeague
Kurti: Nuk ka bazë ligjore e morale për mbajtjen në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së
Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për anëtarësim në BE, sipas raportit të Komisionit Evropian
Pesë vjet nga paraburgimi dhe gjykimi i ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve në Hagë
Shqipëria përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Solidaritetit Islam në Riad
Bosnjë dhe Hercegovinë, disa persona humbin jetën nga zjarri në një shtëpi pensionistësh në Tuzla
Kosovë, Konjufca: VV e bëri kompromisin e saj të madh, tani radha e ish-opozitës
Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së