Presidenti Erdoğan priti Kryeministrin e Greqisë, Micotakis
Dy liderët do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, priti Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Micotakis.
Presidenti Erdoğan e mirëpriti Miçotakis në hyrje të Kompleksit Presidencial. Më pas, Erdoğan dhe Micotakis realizuan një fotografi para flamujve të Türkiyes dhe Greqisë në shkallët e godinës, ndërsa më tej zhvilluan një takim dypalësh.
Pas takimit kokë më kokë, Erdoğan dhe Micotakis do të bashkëkryesojnë seancën e takimit ndërdelegacional në kuadër të Këshillit të 6-të të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Türkiye–Greqi.
Dy liderët do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Ndërkohë, gjatë mbërritjes për takim, Miçotakis u përshëndet me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, kreun e Komunikimit të Presidencës, Burhanettin Duran, si dhe me kryekëshilltarin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Presidentit, Akif Çağatay Kılıç.
Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm Fidan dhe kryekëshilltari për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kılıç.