| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
ShBA-ja: Evropa duhet të marrë pjesën më të madhe të përgjegjësisë për sigurinë e Ukrainës
“Është kontinenti i tyre, është siguria e tyre. Presidenti (Trump) ka qenë shumë i qartë se ata do të duhet të angazhohen,” thotë Zëvendëspresidenti JD Vance.
ShBA-ja: Evropa duhet të marrë pjesën më të madhe të përgjegjësisë për sigurinë e Ukrainës
ShBA-ja: Evropa duhet të marrë pjesën më të madhe të përgjegjësisë për sigurinë e Ukrainës / AP
21 Gusht 2025

Zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance, deklaroi se pas luftës Rusi-Ukrainë, përgjegjësia kryesore për sigurinë në Kiev duhet të bie mbi Europën.

Duke folur për Fox News të mërkurën, Vance theksoi se nëse arrihet një marrëveshje për të përfunduar luftën, vendet evropiane do të duhet të marrin “pjesën më të madhe të barrës” për të garantuar sigurinë e Ukrainës. Ai nënvizoi se për shkak të afërsisë së Europës me Ukrainën dhe interesave të saj të sigurisë, përgjegjësia duhet të bjerë kryesisht mbi ta.

“Është kontinenti i tyre. Është siguria e tyre. Dhe Presidenti (Donald Trump) ka qenë shumë i qartë se ata do të duhet të angazhohen këtu”, tha Vance.

Mbështetësit e vazhdimit të ndihmës amerikane për Ukrainën argumentojnë se siguria e Amerikës është e lidhur me atë të Europës, dhe gjithashtu se e gjithë bota përfiton kur vendet janë të sigurta nga kërcënimet ndaj territorit të tyre.

Ndërsa deklaroi se ShBA-ja do të ishte e gatshme të ndihmonte nëse do të ishte e nevojshme për të ndalur luftën dhe humbjen e jetëve, Vance theksoi se pritet që Europa të marrë një “rol udhëheqës”.

Ai shtoi se ShBA-ja mbetet e hapur për diskutime mbi këtë çështje, por nuk do të marrë asnjë angazhim pa ditur fillimisht se si mund të përfundojë lufta.

Komentet e zëvendëspresidentit erdhën pasi Trump priti homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe disa liderë evropianë në Shtëpinë e Bardhë të hënën, ku diskutuam hapat e ardhshëm në përpjekjet diplomatike për të përfunduar konfliktin në vazhdim, duke përfshirë garantimet e sigurisë për Kievin.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë