| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Mbahet dialogu i parë politik i nivelit të lartë BE - Siri, sinjal për marrëdhënie më të thella
Diskutimet u përqendruan në gjendjen aktuale të marrëdhënieve BE-Siri dhe mundësitë për të rritur bashkëpunimin në kushtet e tensioneve rajonale dhe shqetësimeve të sigurisë.
Mbahet dialogu i parë politik i nivelit të lartë BE - Siri, sinjal për marrëdhënie më të thella
Mbahet dialogu i parë politik i nivelit të lartë BE - Siri, sinjal për marrëdhënie më të thella / AA

Bashkimi Evropian (BE) dhe Siria kanë zhvilluar në Bruksel dialogun e tyre të parë politik të nivelit të lartë, duke u fokusuar në mënyrat për të avancuar marrëdhëniet, për të thelluar bashkëpunimin dhe për të adresuar sfidat rajonale që ndikojnë stabilitet dhe siguri.

Takimi u bashkëkryesua nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe ministri sirian i Punëve të Jashtme, Asaad al-Shaibani, ndërsa në të morën pjesë edhe komisarja evropiane për Mesdheun Dubravka Suica dhe komisarja evropiane për Barazi, Gatishmëri dhe Menaxhim Krizash, Hadja Lahbib.

Sipas një njoftimi pas bisedimeve, diskutimet u përqendruan në gjendjen aktuale të marrëdhënieve BE-Siri dhe mundësitë për të rritur bashkëpunimin në kushtet e tensioneve rajonale dhe shqetësimeve të sigurisë.

Dialogu gjithashtu shqyrtoi përpjekjet e autoriteteve tranzitore siriane për stabilizim, rimëkëmbje socio-ekonomike dhe një tranzicion politik gjithëpërfshirës, teksa BE-ja riafirmoi mbështetjen e saj për ndihmën humanitare dhe iniciativat e rindërtimit.

“Diskutimet theksuan rëndësinë e ruajtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve sirianë dhe koordinimit të përpjekjeve për të promovuar stabilitetin, ndihmën humanitare dhe zhvillimin socio-ekonomik”, thuhet në njoftim.

Takimi u zhvillua pasi ministrat e jashtëm të BE-së më herët gjatë ditës vendosën të heqin pezullimin e pjesshëm të Marrëveshjes së Bashkëpunimit BE-Siri të vendosur në vitin 2011, në atë që zyrtarët e përshkruan si një hap tjetër drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Brukselit dhe Damaskut.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
ShBA-ja dhe Irani pranë një marrëveshjeje armëpushimi 60-ditore për rihapjen e Hormuzit
Mbahet telekonferencë mes Erdoğanit, Trumpit dhe liderëve rajonalë për marrëveshjen me Iranin
Franca i ndalon hyrjen në vend ministrit izraelit Ben-Gvir
ShBA-ja shqyrton operacione të reja ushtarake kundër Iranit teksa negociatat vazhdojnë
Lufta me Iranin shtyn 27 shtete të kërkojnë qasje në fondet e krizës të Bankës Botërore
Teherani dhe Islamabadi shqyrtojnë përpjekjet diplomatike për paqen ShBA-Iran
Kapitull i ri në marrëdhëniet Meksikë-BE, modernizojnë marrëveshjen globale
Rubio: Ka njëfarë progresi me Iranin, tarifimi në Hormuz i “panegociueshëm”
Shefi i NATO-s: Türkiye "shembull i shkëlqyer" i organizimit të industrisë së mbrojtjes
Trumpi: ShBA-ja kundërshton tarifat në Hormuz, zotohet të marrë uraniumin e pasuruar nga Irani
Prokurorët gjermanë pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit planifikoi sulme në Gjermani
Kryeministri Magyar: Hungaria dëshiron të luajë rol konstruktiv në BE
Inteligjenca amerikane beson se Irani e rindërtoi me shpejtësi bazën e industrisë ushtarake
Fillon procesi i votimit me postë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë
Presidenti iranian bën thirrje për kursim energjie mes presioneve ekonomike
BE-ja: Kërcënimet e Rusisë kundër shteteve baltike janë kërcënim ndaj gjithë “Bashkimit”
Putini para vizitës në Pekin: Miqësia Rusi-Kinë nuk përbën kërcënim për askënd
Trumpi: Shtyva sulmet ndaj Iranit pasi vendet e rajonit informuan se marrëveshja është afër
Irani i zotohet ShBA-së dhe aleatëve për përgjigje më të ashpër në rast të ndonjë sulmi të ri
Berlini me plan 11,6 miliardë dollarësh për mbrojtjen civile