RAJONI
2 minuta leximi
Fillon numërimi mbrapsht për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut
Zgjedhjet e 19 tetorit do të përfshijnë zgjedhjen e 81 kryetarëve të komunave dhe të anëtarëve të këshilleve komunale në mbarë vendin, ku rreth 1,8 milion qytetarë të vendit do të kenë mundësinë të votojnë.
Fillon numërimi mbrapsht për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut
Fillohet numërimi mbrapsht për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut
12 Tetor 2025

Pas një jave, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të hedhin votën e tyre në zgjedhjet lokale, respektivisht për kryetar komunash dhe këshille komunash.

Zgjedhjet, e caktuara për më 19 tetor dhe raundi i dytë për më 2 nëntor, do të përfshijnë zgjedhjen e 81 kryetarëve të komunave dhe të anëtarëve të këshilleve komunale në mbarë vendin, ku rreth 1,8 milionë qytetarë të vendit do të kenë mundësinë të votojnë.

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ), në këto zgjedhje janë paraqitur 309 kandidatë për kryetar komunash dhe 576 lista të kandidatëve për anëtar të këshillave komunale me gjithsej 10.490 kandidatë.

Fushata zyrtare 20-ditore për zgjedhjet tashmë ka filluar që nga 29 shtatori dhe do të zgjasë deri në mesnatë më 17 tetor, pas së cilës kalohet në periudhën e heshtjes zgedhore derisa të përfundojë votimi.

Gara në Qytetin e Shkupit dhe në Komunën e Çairit

Në Qytetin e Shkupit, ku për një kohë të gjatë shërbimet publike kanë ardhur në pikë ndalese, në zgjedhjet lokale spikasin dy kandidatë kryesorë: Orce Gjeorgjievski, i mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, si dhe Kaja Shukova, e mbështetur nga LSDM-ja dhe koalicioni.

Ndërkaq, në Komunën e Çairit që gjendet brenda Qytetit të Shkupit, ku pjesën më të madhe e përbëjnë shqiptarët, do të garojnë zëvendëskryeministri aktual Izet Mexhiti dhe ish-ministri i Jashtëm i vendit, Bujar Osmani.

Partitë politike dhe kandidatët e pavarur në gjithë vendin kanë organizuar tubime, takime publike dhe fushata të ndryshme, të cilët kryesisht theksojnë infrastrukturën, shërbime më të mira dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Buxheti total për zgjedhjet lokale është 9,76 milionë euro

Buxheti total për zgjedhjet lokale të këtij viti është 9.760.000 euro, nga të cilat dy të tretat janë mjete të destinuara për mediat dhe reklamat e paguara politike.

Përveç këtyre parave, është edhe shuma për kompensimin e anëtarëve të bordeve zgjedhore, si dhe transportin dhe shpërndarjen e anëtarëve dhe të materialit zgjedhor nga Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) deri në qendrat e votimit ku do të zhvillohet votimi, pasi këto i sigurojnë vetëqeverisjet lokale.

Këto janë zgjedhjet lokale të teta të mbajtura në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësia, pas atyre në vitet 1996, 2000, 2005, 2009, 2013, 2017 dhe 2021.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit
Shtyhet sërish seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit shqiptar Ilir Meta
Osmani për rrëmbimin e qytetarit kosovar: Edhe po të ishte në Serbi, mbetet provokim
Kosovë, KQZ-ja pranon sqarim lidhur me gabimin në disa fletëvotime në Mitrovicën jugore dhe Gjakovë
FMN-ja: Shqipëria mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë
Prokuroria urdhëron ndërprerjen e numërimit në Mitrovicë
Kurti: Deputetët të zgjedhin, qeveri “Kurti 2,5” ose “Glauk Konjufca 1”
Kosova në prag të dy ndeshjeve përcaktuese për kualifikim në Botërorin 2026
Presidenti i Republikës së Shqipërisë pret në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian
Përparim Rama fiton garën për Prishtinën
Rezultatet preliminare: LVV-ja dhe LDK-ja me numër të barabartë komunash, Prishtina mbetet e LDK-së
Kosovë, mbyllet procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Shqipëri, mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale
Balotazhi në 18 komuna të Kosovës, KQZ: Dalja deri në orën 15:00 është 25.33%
Shqipëri, zgjedhje të pjesshme në pesë bashki
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë në 18 komuna
Kosova nesër në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Studiuesit zbulojnë rrjetën gjigante me 110 mijë merimanga në kufirin shqiptaro-grek
​Mbi 250 kompani nga bota në panairin ndërkombëtar në Tiranë
Aksident i rëndë rrugor në Bullgari, gjashtë emigrantë humbin jetën dhe katër të tjerë plagosen