| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Türkiye do të promovojë industrinë e filmit në Kanë me pritjen “Türkiye Invites You”
Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë njoftoi se figura kryesore të industrisë globale të filmit do të ftohen në pritje me mesazhin “Ejani xhironi filmat tuaj në Türkiye”.
Türkiye do të promovojë industrinë e filmit në Kanë me pritjen “Türkiye Invites You”
Türkiye do të promovojë industrinë e filmit në Kanë me pritjen “Türkiye Invites You” / AA

Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë e Türkiyes dhe Agjencia për Promovimin dhe Zhvillimin e Turizmit të Turqisë (TGA) do të organizojnë pritjen “Türkiye Invites You” (Türkiye ju fton) në Francë më 15-17 maj gjatë edicionit të 79-të të Festivalit të Filmit në Kanë.

Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë njoftoi se figura kryesore të industrisë globale të filmit do të ftohen në pritje me mesazhin “Ejani xhironi filmat tuaj në Türkiye”.

Drejtori i përgjithshëm i Kinemasë, Birol Guven, tha se objektivi kryesor i aktiviteteve është të ftohen kineastë nga e gjithë bota në Türkiye dhe të inkurajohen të realizojnë prodhimet e tyre në vend.

Guven tha se aktivitetet do të prezantojnë industrinë filmike të Türkiyes, potencialin për bashkëprodhime ndërkombëtare, kapacitetet teknike dhe lokacionet e xhirimit para sektorit global të kinemasë.

Gjatë pritjes dhe aktiviteteve shoqëruese, producentë dhe regjisorë ndërkombëtarë do të njihen me lokacione xhirimi që shtrihen nga Stambolli deri në Kapadokia, nga brigjet e Egjeut deri te qytetet historike antike.

Aktorët Caner Cindoruk, Dilan Çiçek Deniz, Engin Akyurek, Engin Altan Duzyatan, Gorkem Sevindik, Ozan Akbaba, Ozge Gurel dhe Sinem Unsal gjithashtu pritet të takohen me mysafirë ndërkombëtarë gjatë aktiviteteve.

Në kuadër të festivalit, në Tregun e Filmit në Kanë do të vendoset edhe një stendë e Türkiyes, ku profesionistëve të industrisë do t’u prezantohet fuqia prodhuese e kinemasë turke, sistemi i stimujve dhe mundësitë për bashkëprodhim.