Kryediplomati turk takon homologun pakistanez në Islamabad

Hakan Fidani mbërriti në kryeqytetin e Pakistanit për të marrë pjesë në bisedimet dyditore të fokusuara në çështjet rajonale.

By
Kryediplomati turk takon homologun pakistanez në Islamabad / AA

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, është takuar në Islamabad me homologun e tij pakistanez, Muhammad Ishaq Dar.

Fidani mbërriti në kryeqytetin e Pakistanit për të marrë pjesë në bisedimet dyditore të fokusuara në çështjet rajonale.

Vizita vjen teksa lufta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit me Iranin la pas një muaj, me Türkiyen dhe Pakistanin të angazhuar aktivisht në përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme.