Gjiganti amerikan i teknologjisë, Meta, do të pushojë rreth 600 punonjës në njësinë e saj për inteligjencë artificiale (AI) si pjesë e përpjekjeve për të thjeshtuar operacionet dhe për të reduktuar humbjet, raportoi të mërkurën CNBC.
Pushimet u zbuluan në një memo të Alexandra Wang, drejtorit të përgjithshëm për inteligjencën artificiale të kompanisë, i cili u emërua në qershor si pjesë e investimit prej 14,3 miliardë dollarësh të Metës në Scale AI.
Nga këto masa do të preken punonjësit në departamentet e infrastrukturës së AI-së, njësinë e kërkimeve themelore për AI-në dhe rolet e lidhura me produktet.
Të mërkurën, Meta njoftoi disa punonjës se do të pushohen më 21 nëntor dhe se deri atëherë do të jenë në një “periudhë të pushimit të detyruar”.
“Gjatë kësaj kohe, juve do t’ju hiqet qasja e brendshme dhe nuk pritet të kryeni më punë për Metën”, thuhej në mesazh, sipas raportit.
“Ky periudhë mund të përdoret për të kërkuar një pozicion tjetër brenda Metës.”
Përveç kësaj, kompania ka njoftuar se do të paguajë 16 javë shpërblim pas pushimit, plus dy javë shtesë për çdo vit pune të përfunduar, të zbritura për periudhën e njoftimit për pushim nga puna.






















