Nisur nga sot, hyn në fuqi marrëveshja për lehtësimin e lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, që mundëson kalimin e kufirit pa pasaportë apo letërnjoftim për pjesën më të madhe të vitit.
Sipas marrëveshjes, automjetet me targa kosovare apo shqiptare nuk do t’i nënshtrohen më kontrolleve të zakonshme kufitare, duke përshpejtuar kështu lëvizjet ndërmjet dy vendeve.
Lehtësimi i procedurave zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasaardhës.
Kjo masë pritet të shmangë trafikun dhe pritjet e gjata përgjatë gjithë sezonit turistik veror.
Marrëveshja për lëvizjen e lirë synon gjithashtu të nxisë zhvillimin ekonomik, turistik dhe të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve.























