Ende pa konsensus politik për emrin e presidentit të ri të Kosovës

"Takimi shkoi në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re do t'ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirëpo do t'ju njoftojmë së shpejti", tha Kurti.sa

By
Ende pa konsensus politik për emrin e presidentit të ri të Kosovës / AA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar edhe një takim sot me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ku pas takimit tha se nuk ka ende konsensus politik për çështjen e presidentit.

Kurti tha se takimi me Abdixhikun ka qenë ne atmosferë konstruktive.

"Takimi shkoi në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re do t'ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirëpo do t'ju njoftojmë së shpejti", tha Kurti.

Kurti dhe Abdixhiku u takuan tre herë me temë kryesore për diskutimin e çështjes së presidentit, por pa rezultate konkrete.

Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, kryeministri Kurti pas takimit që pati dje me kryetarin e LDK-së, Abdixhiku, ka zhvilluar edhe një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Jozyrtarisht bëhet e ditur se tema të këtij takimi ishin opsionet konkrete për tejkalimin e ngërçit politik, përfshirë koordinimin institucional dhe hapat e fundit para skadimit të afatit kushtetues.

Partitë politike parlamentare ende nuk kanë arritur marrëveshje për të siguruar 80 votat e nevojshme. Mandati i presidentes Osmani skadon më 4 prill ndërsa afati për zgjedhjen e presidentit të ri është 5 marsi, në të kundërtën, zgjedhjet e reja parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditësh.