Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy nënshkroi sot projektligje për ta zgjatur gjendjen ushtarake dhe mobilizimin në Ukrainë për tre muaj të tjerë.
Statusi i dy ligjeve, të cilat u postuan në portalin onlajn të "Verkhovna Rada", parlamentit ukrainas, u përditësua, duke treguar se ato u morën me firmën e Zelenskyyt. Dokumentet u votuan nga parlamenti të martën.
Gjendja ushtarake dhe mobilizimi i përgjithshëm në vend janë tani në fuqi deri më 2 gusht.
TË REKOMANDUARA
Zelenskyy shpalli për herë të parë gjendjen ushtarake dhe mobilizimin e përgjithshëm më 24 shkurt 2022, kur filloi lufta Rusi-Ukrainë, të cilën Moska e quan "operacion ushtarak special". Masat janë zgjatur që atëherë disa herë.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë























