Forcat amerikane nisin mision në Siri për transferimin e të burgosurve të DAESh-it në Irak

“Në fund, deri në 7.000 të burgosur të DAESh-it mund të transferohen nga Siria në objekte nën kontrollin irakian”, thotë Komanda Qendrore.

By
Forcat amerikane nisin mision në Siri për transferimin e të burgosurve të DAESh-it në Irak / AP

Forcat amerikane nisin mision në Siri për transferimin e të burgosurve të ISIS-it në Irak

– “Në fund, deri në 7.000 të burgosur të ISIS-it mund të transferohen nga Siria në objekte nën kontrollin irakian”, thotë Komanda Qendrore
Nga Diyar Guldogan

UASHINGTON (AA) – Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) njoftoi se të mërkurën ka nisur një mision për transferimin e të burgosurve të ISIS-it (Daesh) nga verilindja e Sirisë drejt Irakut, me qëllim që terroristët të mbeten në objekte të sigurta paraburgimi.

Sipas një deklarate, misioni ka filluar pasi forcat amerikane kanë transportuar me sukses 150 luftëtarë të ISIS-it, të mbajtur në një qendër paraburgimi në provincën verilindore Hasakah, drejt një lokacioni të sigurt në Irak.

“Në fund, deri në 7.000 të burgosur të ISIS-it mund të transferohen nga Siria në objekte nën kontrollin irakian”, thuhet më tej në deklaratë.

Komandanti i CENTCOM-it, admirali Brad Cooper, tha se SHBA-ja po bashkërendon “ngushtë” veprimet me partnerët rajonalë, përfshirë Irakun, dhe vlerësoi rolin e tyre në sigurimin e disfatës së ISIS-it.

“Lehtësimi i transferimit të rregullt dhe të sigurt të të burgosurve të ISIS-it është thelbësor për të parandaluar ndonjë arratisje që do të përbënte kërcënim të drejtpërdrejtë për Shtetet e Bashkuara dhe sigurinë rajonale”, tha ai.