| Albanian
RAJONI
3 minuta leximi
Kurti e konsideron jokushtetues dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit
Në një konferencë për media nga Qeveria e Kosovës, Kurti tha se kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit mund të ushtrohet vetëm në rastet e paracaktuara shprehimisht nga Kushtetuta.
Kurti e konsideron jokushtetues dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit
Kurti e konsideron jokushtetues dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit / AA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideron jokushtetues dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Në një konferencë për media nga Qeveria e Kosovës, Kurti tha se kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit mund të ushtrohet vetëm në rastet e paracaktuara shprehimisht nga Kushtetuta.

“Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve nuk është kushtetues, sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit mund të ushtrohet vetëm në rastet e paracaktuara shprehimisht nga Kushtetuta. Andaj, të dashur qytetarë, të nderuar gazetarë, kjo përbën edhe një tjetër lëndë për Gjykatën Kushtetuese”, tha Kurti.

Presidentja Osmani e shpërndau Kuvendin me arsyetimin se dështoi zgjedhja e presidentit deri më 5 mars të vitit 2026, por kryeministri Kurti për këtë tha se procesi nuk ka konsumuar as raundin e parë, e lërë më të dytin dhe të tretin, pas të cilave më pas do të bënte që vendi të shkonte automatikisht në zgjedhje të reja.

Kurti tha se Kosova tani është në një situatë ku nuk mund të flitet për zgjedhje pa e thënë fjalën e fundit Gjykata Kushtetuese, aty ku partia e tij Lëvizja Vetëvendosje e dërgoi për vlerësim dekretin e presidentes Osmani.

Ai tha se neni 82 i Kushtetutës së Kosovës përcakton afatin 60 ditor për zgjedhjen e presidentit nga dita kur ka nisur procedura dhe që sipas tij i njëjti mbyllet më 5 maj, e jo më 5 mars.

“Unë më herët kam parë gatishmëri për zgjedhje, por nuk kam parë zell për zgjedhje të reja, të përsëritura. Tani po shoh edhe zell për zgjedhje të reja, të përsëritura, të cilat do të na marrin kohë më shumë. Do të mund të jenë zgjedhje, por nuk mund të shoh se si do të mund të jenë zgjidhje. Për shkak se, bëhet fjalë për kuoruimin prej 80 deputetëve në sallë që duhet ta sigurojmë bashkërisht të gjithë. Nuk mund të presim që të fillojmë zgjedhjet në fushata ku do të themi se unë marr 80 deputetë së paku. Pra, nuk është çështje e 61-shit, por e 80-shit”, tha Kurti.

Kurti gjithashtu tha se shpërndarja e Kuvendit ka pamundësuar mbajtjen e një seance parlamentare të planifikuar për pasditen e së premtes, në të cilën pritej të ratifikoheshin disa marrëveshje ndërkombëtare me përfitim prej 121 milionë eurove për qytetarët e Kosovës.

Duke folur për krerët e partive opozitare, Kurti tha se qasja e tyre tani ka ndryshuar dhe është konstruktive, krahasuar me vite më parë. Ai tha se edhe kur kanë mospajtime, me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës dhe me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë komunikim.

Eksploro
Shqipëria dhe Italia nënshkruajnë marrëveshjen për prodhimin e mjeteve detare
Ministri Gogu: Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të negociatave me Bashkimin Evropian
Presidentja e Maqedonisë së Veriut pret homologun zviceran në Shkup
Kosovë, dënohet me dy vjet burgim i akuzuari që sulmoi pjesëtarët e KFOR-it dhe policisë në veri
Peleshi vizitë në Irlandë: Anëtarësimi në BE gëzon mbështetje popullore dhe konsensus politik
Pa konsensus për presidentin e ri, Kosova shkon në zgjedhje të reja parlamentare
Begaj nga Dubrovniku: Nisma e Tri Deteve prodhon lidhje, investime dhe ndikim real
Kryediplomati serb takohet me Netanyahun në Jeruzalem për forcimin e marrëdhënieve Serbi–Izrael
Partitë opozitare të Kosovës vijojnë bojkotin për votimin e presidentit, shtyhet seanca për në 23:00
Kurti akuzon opozitën për delegjitimim të rezultatit zgjedhjor të 28 dhjetorit
Parlamentarët e Türkiyes dhe të Shqipërisë takohen në Ankara, riafirmohen marrëdhëniet e shkëlqyera
Ministri Hoxha: Një diplomaci e hapur ndaj talenteve të reja është thelbësore për Shqipërinë 2030
Shqipëria, ShBA-ja dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje në fushën e energjisë
Gashi takon homologun slloven në Lubjanë, në fokus bashkëpunimi ndërparlamentar
Ambasadori turk: Janë të shumta mundësitë për investime Shqipëri-Türkiye në shëndetësi
Kurti: NATO-ja, orientim strategjik dhe destinacion i Kosovës
Kurti kërkon kompromis për zgjedhjen e presidentit në seancën e jashtëzakonshme plenare
Ushtria e Maqedonisë së Veriut demonstron aftësitë para mysafirëve në stërvitjen "BLESOK 26"
OKB-ja: Suedia shkeli të drejtat e fëmijëve shqiptarë me nevoja të veçanta përmes deportimeve
Gjykata Themelore në Prishtinë dënon me gjashtë vjet burg Jelena Gjukanoviqin për spiunazh