BOTA
2 minuta leximi
Fillon dislokimi i trupave amerikane në Izrael në kuadër të planit për paqe në Gaza
Rreth 200 trupa do të mbërrijnë në Izrael për “të ngritur një qendër koordinimi që do ta mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza” dhe do të operojë në fusha të ndryshme, si transport, logjistikë, siguri dhe inxhinieri.
Fillon dislokimi i trupave amerikane në Izrael në kuadër të planit për paqe në Gaza
Fillon dislokimi i trupave amerikane në Izrael në kuadër të planit për paqe në Gaza
11 Tetor 2025

Trupat amerikane kanë filluar të mbërrijnë në Izrael për të marrë pjesë në një task forcë të përbashkët për ta monitoruar zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

Duke cituar dy zyrtarë amerikanë, ABC News raportoi se 200 trupa do të mbërrijnë në Izrael për “të ngritur një qendër koordinimi që do ta mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza” dhe do të operojë në fusha të ndryshme, përfshirë transportin, planifikimin, logjistikën, sigurinë dhe inxhinierinë.

Sipas raportit, trupat amerikane nuk do të hyjnë në Rripin e Gazës, por ato do të kryejnë aktivitetet e tyre në Izrael nën drejtimin e komandantit të Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), admiral Bradley Cooper, së bashku me njësi dhe kontingjente të ndryshme të dërguara nga vendet e rajonit.

Të mërkurën, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, njoftoi se Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të një plani 20-pikësh që ai paraqiti më 29 shtator për të sjellë një armëpushim në Gaza, për të liruar të gjitha pengjet izraelite në këmbim të rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë dhe për një tërheqje graduale të forcave izraelite nga i gjithë Rripi i Gazës.

Një fazë e dytë e planit kërkon krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës në Gaza pa pjesëmarrjen e Hamasit, formimin e një force të sigurisë të përbërë nga palestinezë dhe trupa nga vendet arabe dhe islame, si dhe çarmatimin e Hamasit.

Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë në Gaza të paktën 67.200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e kanë kthyer enklavën praktikisht në të pabanueshme.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Tetë të vdekur dhe 15 të plagosur nga shpërthimi i një makine në Nju Delhi të Indisë
Ushtria izraelite nis sulme të reja në jug dhe lindje të Libanit
Norvegjia: Akuzat e Izraelit për antisemitizëm kundër kryeministrit janë "të paarsyeshme"
Vatikani hap hetimin e parë për abuzim seksual ndaj një peshkopi spanjoll
Brazil, 6 viktima dhe qindra të plagosur pas tornados së fuqishme që goditi jugun e vendit
Në Norvegji është zbuluar një zonë gjuetie e vjetër 1.500-vjeçare
Rritet ndjeshëm numri i të pastrehëve në Angli, shërbimet nën “presion të jashtëzakonshëm”
Ish-Presidenti Francez Sarkozy urdhërohet të lirohet nga burgu
Netanyahu takohet me dhëndrin e Trumpit për armëpushimin në Gaza
Rusia dëshiron një fund të shpejtë të konfliktit në Ukrainë
Xhamia historike e Xhumasë në Karabak rihapet për adhurim pas përfundimit të pushtimit armen
Presidenti sirian takohet me komunitetin e diasporës në Uashington
Zelenskyy pretendon se Putini kërkon të tregojë "fitore të rreme" përmes luftës hibride
ShBA, anulohen mbi 2.700 fluturime ditore për shkak të mbylljes së qeverisë
Izraeli godet një automjet në Liban pavarësisht armëpushimit, raportohet për të plagosur
Dhjetëra të plagosur pas përplasjes së dy trenave në Sllovaki
Kina dërgon një grup të ri satelitësh interneti në orbitën e ulët të Tokës
Lavrov gati për bisedime ballë për ballë me Rubion për Ukrainën
Tajfuni Kalmaegi arrin në Vietnam
Presidenti Sharaa takon përfaqësues të organizatave siriane në Washington