një orë më parë
Një program tradicional i iftarit u mbajt në xhaminë historike "Ferhadije" në Banja Llukë të Bosnjë e Hercegovinë.
Tavolina tradicionale të përbashkëta u vendosën në oborrin e xhamisë dhe qindra njerëz përjetuan sëbashku bekimet e Ramazanit.
Xhamia historike "Ferhadije" në Banja Llukë i bashkon myslimanët në të njëjtën sofër çdo vit me programin e saj tradicional të iftarit.
Xhamia "Ferhadije", e cila u shkatërrua deri në themel nga ushtarët serbë në vitin 1993, u restaurua me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) dhe u rihap për adhurim më 7 maj 2016.
7 maji, pra dita kur u shkatërrua xhamia "Ferhadije" është përkujtuar si "Dita e Xhamive" që nga viti 1998.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë






















