Shefi i inteligjencës së Türkiyes, Ibrahim Kalin, vizitoi kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, dhe qytetin jugor Kandahar, thanë burime të sigurisë turke.
Gjatë vizitës në Kabul, Kalin u takua me homologun e tij, Abdul Haq Wasiq, kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës së Afganistanit, sipas burimeve.
Kalin zhvilloi gjithashtu takime me zyrtarë të lartë të administratës së përkohshme të Afganistanit, përfshirë zëvendëskryeministrin për Çështjet Ekonomike, Mullah Abdul Ghani Baradar, ministrin e Mbrojtjes, Mohammad Yaqoob Mujahid, si dhe ministrin e Brendshëm, Sirajuddin Haqqani.
Bisedimet u përqendruan në hapat për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe inteligjencës mes Türkiyes dhe Afganistanit, si dhe në marrëdhëniet dypalëshe.
Zyrtarët diskutuan gjithashtu zhvillimet rajonale dhe globale, veçanërisht luftën mes ShBA-së, Izraelit dhe Iranit, si dhe përpjekjet për luftimin e terrorizmit, kontrabandës së qenieve njerëzore dhe trafikut të drogës, shtuan burimet.






















