| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Autoriteti detar britanik: Një anije mallrash goditet nga një predhë pranë brigjeve të Omanit
UKMTO-ja tha se incidenti po hetohet nga autoritetet, ndërsa anijet që ndodhen në zonë u këshilluan të lundrojnë me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë
Autoriteti detar britanik: Një anije mallrash goditet nga një predhë pranë brigjeve të Omanit
Autoriteti detar britanik: Një anije mallrash goditet nga një predhë pranë brigjeve të Omanit/ AA

Qendra Britanike e Operacioneve Tregtare Detare (UKMTO) ka bërë të ditur se një anije mallrash është goditur nga një predhë e panjohur në juglindje të Omanit, duke shkaktuar dëme në urën e komandimit të saj.

UKMTO-ja tha se kishte marrë një raport për një incident 7,5 milje detare në juglindje të lokacionit Dahit në Oman, në orën 14:10 GMT.

“Një anije mallrash është goditur në anën e djathtë nga një predhë e panjohur, duke shkaktuar dëme në urën e komandimit”, tha agjencia.

Nga incidenti nuk u raportuan viktima apo ndikime mjedisore.

UKMTO-ja tha se incidenti po hetohet nga autoritetet, ndërsa anijet që ndodhen në zonë u këshilluan të lundrojnë me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.