EBA: Katër persona të vrarë, 112 të plagosur nga sulmet iraniane

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjatë javës së kaluar nga Irani janë zbuluar 238 raketa balistike dhe 1.422 dronë.

By
EBA: Katër persona të vrarë, 112 të plagosur nga sulmet iraniane / AP

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan të dielën se katër persona janë vrarë dhe 112 janë plagosur nga sulmet iraniane në territorin e tyre që nga java e kaluar.

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se të dielën nga Irani janë zbuluar 17 raketa balistike dhe 117 dronë. Mbrojtja ajrore ka kapur dhe shkatërruar 16 raketa dhe 113 dronë, ndërsa një raketë ka rënë në det dhe katër dronë kanë goditur territorin e Emirateve.

Ministria shtoi se që nga 28 shkurti nga Irani janë lëshuar 238 raketa balistike, prej të cilave 221 janë shkatërruar, 15 kanë rënë në det, ndërsa dy kanë rënë brenda territorit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gjithashtu janë zbuluar dhe shkatërruar tetë raketa lundruese.

Ministria sqaroi se në të njëjtën periudhë janë lëshuar edhe 1.422 dronë iranianë, prej të cilëve 1.342 janë kapur nga mbrojtja ajrore, ndërsa 80 kanë rënë brenda territorit të vendit.

“Emiratet e Bashkuara Arabe mbeten plotësisht të gatshme për t’u përballur me çdo kërcënim dhe për t’iu përgjigjur me vendosmëri përpjekjeve për të minuar sigurinë e vendit”, thuhet në deklaratë.

Emiratet dhe vendet e tjera fqinje në Gjirin Persik janë bërë objekt i sulmeve iraniane me raketa dhe dronë që nga 28 shkurti, pasi nisën sulmet e përbashkëta amerikano-izraelite ndaj Iranit.

Sipas të dhënave iraniane, më shumë se 1.200 persona janë vrarë, përfshirë udhëheqësin suprem iranian, Ali Khamenei, ndërsa mbi 10.000 të tjerë janë plagosur nga ofensiva amerikano-izraelite.