Rusia mirëpret gatishmërinë e Türkiyes për të kontribuar në zgjidhjen e krizës në Ukrainë

"Presidenti turk foli për gatishmërinë dhe vullnetin e Türkiyes për t’i vazhduar aktivitetet e saj ndërmjetëse dhe për të kontribuar në procesin e paqes, gjë që është mirëpritur nga vendi ynë", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

By
Rusia mirëpret gatishmërinë e Türkiyes për të kontribuar në zgjidhjen e krizës në Ukrainë / Reuters

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të premten se Rusia mirëpret dëshirën e Türkiyes për të kontribuar në zgjidhjen e konfliktit ukrainas, transmeton Anadolu.

Gjatë një konference për shtyp në Ashgabat, kryeqytetin e Turkmenistanit, Peskov tha se Moska mirëpret komentet e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, mbi konfliktin.

"Presidenti turk foli për gatishmërinë dhe vullnetin e Türkiyes për të vazhduar aktivitetet e saj ndërmjetëse dhe për të kontribuar në procesin e paqes, gjë që është mirëpritur nga vendi ynë", tha Peskov.

I pyetur nëse çështja ukrainase u diskutua nga udhëheqësit e Azisë Qendrore në Forumin Ndërkombëtar për Paqe dhe Besim në Ashgabat, Peskov tha se ata "praktikisht nuk e prekën atë".

Në përgjigje të një pyetjeje tjetër nëse Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, do të takohet me përfaqësues nga Ukraina dhe BE-ja, zëdhënësi i Kremlinit tha se Moska nuk ka informacion mbi këtë çështje.

Trump më parë ka thënë se përfaqësuesit e ShBA-së do të marrin pjesë në takimin e së shtunës me përfaqësues nga Evropa dhe Ukraina vetëm "nëse ka një shans të mirë për një marrëveshje".