| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
OKB-ja: Vitin e kaluar u parandaluan pesë atentate ndaj presidentit sirian
Raporti i 22-të i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së paralajmëron se DAESh-i mbetet aktiv në Siri pavarësisht përpjekjeve kundër terrorizmit.
OKB-ja: Vitin e kaluar u parandaluan pesë atentate ndaj presidentit sirian
OKB-ja: Vitin e kaluar u parandaluan pesë atentate ndaj presidentit sirian / AA
12 Shkurt 2026

Pesë atentate të planifikuara kundër presidentit sirian Ahmad Al-Sharaa dhe dy anëtarëve të lartë të kabinetit u penguan vitin e kaluar, sipas vlerësimit më të fundit të OKB-së mbi kërcënimin që paraqet DEASh-i

Detajet janë përfshirë në raportin e 22-të të sekretarit të përgjithshëm mbi kërcënimin që DEASh paraqet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, i përgatitur në koordinim me Zyrën e OKB-së për Kundërterrorizëm, raportoi të mërkurën The Washington Post.

Al-Sharaa u identifikua si objektiv prioritar, së bashku me ministrin e Brendshëm Anas Khattab dhe ministrin e Jashtëm Asaad al-Shaibani, thuhet në raport.

Dy komplote për vrasjen e presidentit u organizuan në qytetet Halep dhe Daraa nga Saraya Ansar al-Sunnah, një grup që nuk figuron në listën e OKB-së, por që vlerësohet se vepron si front për DEASh-in. Kjo skemë i siguronte grupit mohueshmëri të besueshme, ndërsa njëkohësisht rritte kapacitetin e tij operacional, tha raporti.

Pavarësisht operacioneve të vazhdueshme kundër terrorizmit, situata e sigurisë në Siri mbetet e brishtë, thuhet në raport, me qeliza të DEASh-it që vazhdojnë të veprojnë në gjithë vendin.

Sulmet janë drejtuar kryesisht kundër forcave të sigurisë, veçanërisht në veri dhe verilindje, përfshirë edhe një sulm që kishte në shënjestër forcat e koalicionit të udhëhequra bashkërisht nga Siria dhe ShBA-ja.

DEASh-i ka tentuar gjithashtu të nxisë tensione sektare për të dobësuar autoritetet kombëtare, përfshirë organizimin e sulmeve ndaj vendeve të kultit, thuhet në raport.

Rreth 3.000 luftëtarë të DEASh-it vlerësohet se mbeten aktivë në Irak dhe Siri, me shumicën e tyre të vendosur në Siri.

Edhe pse shkretëtira siriane ruan rëndësi strategjike, ajo nuk përbën më bastionin kryesor të grupit, shton raporti.

Pavarësisht goditjeve operative, DEASh-i vazhdon të ketë si qëllimin ashtu edhe kapacitetin për të kryer sulme dhe për të shfrytëzuar ndarjet politike dhe sektare, paralajmërohet në raport.

Siria iu bashkua zyrtarisht koalicionit kundër DEASh-it në nëntor të vitit të kaluar. I formuar në vitin 2014, koalicioni ka kryer operacione ushtarake kundër grupit terrorist në Siri dhe Irak, megjithëse Damasku më parë nuk ishte anëtar.

Që nga rënia e regjimit të Bashar al-Asadit në fund të vitit 2024, administrata e re siriane ka punuar për të forcuar kushtet e sigurisë në mbarë vendin.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kolona e paqeruajtësve të OKB-së në Liban ndalohet nga ushtria izraelite pranë destinacionit
Siria njofton eksportin e parë të karburantit irakian drejt tregjeve globale
Presidenti çek: Siguria e Izraelit nuk duhet të vijë në kurriz të të tjerëve
Evropa përgatitet për një "plan rezervë" të NATO-s mes frikës për tërheqjen e ShBA-së
Forcat izraelite arrestojnë 17 palestinezë në Bregun Perëndimor
Gjykata izraelite shqyrton peticionin për shkarkimin e ministrit të ekstremit të djathtë Ben
Sulmet izraelite vrasin 9 persona në Libanin jugor
Sondazh: 79 për qind e gjermanë të pakënaqur me punën e qeverisë
Trump: Bisedimet me Iranin mund të rifillojnë në Pakistan brenda 2 ditëve të ardhshme
Smotrich: Kancelari gjerman të kërkojë falje për deklaratën mbi Bregun Perëndimor
BE-ja pret 4,4 milionë persona që ikën nga Ukraina deri në shkurt
Kryediplomati rus: Lojëra të rrezikshme po zhvillohen lidhur me Tajvanin dhe Detin e Kinës Jugore
Meloni kundërshton idenë që udhëheqësit fetarë t'i ndjekin urdhrat e udhëheqësve politikë
Zelenskyy mbërrin në Berlin për bisedime me kancelarin gjerman, Merz
Spanja do t’u japë status ligjor gati gjysmë milion migrantëve të parregullt
Arabia Saudite i bën presion ShBA-së të heqë bllokadën në Ngushticën e Hormuzit
Raporti: Izraeli refuzon armëpushimin në Liban gjatë negociatave në Uashington
Të paktën 11 të vrarë në sulmet ajrore izraelite në jug të Libanit
Institucionet globale paralajmërojnë rritje të zgjatur të çmimeve të energjisë dhe plehrave
Izraeli kryen bastisje në Bregun Perëndimor, arreston dhjetëra palestinezë