Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se bisedimet me Iranin do të fillojnë të hënën pasdite, duke shprehur optimizëm se së shpejti mund të arrihet një marrëveshje për Ngushticën e Hormuzit dhe "denuklearizimin" e Iranit.
Duke folur me gazetarët në bordin e "Air Force One" gjatë rrugës për në bazën e përbashkët "Andrews" në Maryland, Trump tha se bisedat me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Iranin e kanë shtyrë atë të anulonte një "sulm masiv" të premten.
TË REKOMANDUARA
"Ata nuk donin që ne ta bënim atë, dhe sinqerisht, Arabia Saudite nuk e donte atë. Menduan se po afroj një marrëveshje, që ka të bëjë me Ngushticën e Hormuzit dhe gjithashtu përfundimisht denuklearizimin", tha ai.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë



















