Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Angili
Një falënderim i veçantë nga Osmani iu drejtua presidentit Recep Tayyip Erdoğan për përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ambasadorit Angili dhe Ambasadës së Türkiyes për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angili, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe zhvillimet aktuale.
Presidenca njofton se Osmani shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Türkiyes ndaj Kosovës, si historikisht ashtu edhe gjatë mandatit të saj, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe diplomacisë.
Presidentja Osmani vlerësoi rolin e Türkiyes në forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe në përkrahjen e Kosovës në procesin e njohjeve ndërkombëtare.
Një falënderim i veçantë nga Osmani iu drejtua presidentit Recep Tayyip Erdoğan për përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ambasadorit Angili dhe Ambasadës së Türkiyes për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për forcimin e mëtejmë të partneritetit në funksion të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.
Në fund të takimit, u përmend edhe ndeshja e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes, me ç’rast u shpreh dëshira që kjo përballje të karakterizohet nga fryma sportive dhe respekti i ndërsjellë.