Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Türkiyes kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit Financiar Ushtarak.
Marrëveshja është nënshkruar mes ministrit të Mbrojtjes të Kosovës dhe ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes, Yaşar Güler.
Sipas ministrit Maqedonci, marrëveshja përfaqëson një dëshmi të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve dhe të gatishmërisë për thellimin e bashkëpunimit në mënyrë konkrete dhe afatgjatë.
“Në kuadër të saj, Qeveria e Türkiyes do të mbështesë Kosovën me 200.000.000 lira turke (dyqind milionë lira turke), me qëllim forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe avancimin e mëtejshëm institucional e profesional të saj”, tha Maqedonci.
Mes tjerash, ai shtoi se ky bashkëpunim reflekton qartë nivelin e lartë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Türkiyes dhe vullnetin e përbashkët për t’i çuar ato edhe më tej në shërbim të paqes dhe stabilitetit.




















