Mbrëmjen e sotme, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë në fushë për një përballje vendimtare ndaj Serbisë, e vlefshme për Grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskoc dhe do të nisë në orën 20:45.
Trajneri Sylvinho ka zgjedhur një formacion me skemën 4-3-3, duke ruajtur boshtin kryesor të ekipit, ndërsa ka rikthyer një emër të rëndësishëm në repartin e mbrojtjes, si dhe ka futur një prani të re në mesfushë.
Trajneri i Serbisë, Stojkoviç, ka hedhur në fushë një formacion sulmues, duke i besuar dyshes së njohur në vijën e parë, Vlahoviç dhe Mitroviç. Kjo përballje ka peshën e një finaleje, pasi është vendimtare për pozitën e dytë në grup, e cila siguron pjesëmarrjen në fazën “play-off” për Kupën e Botës 2026.
Ndeshja e 11 tetorit është e katërta mes Shqipërisë dhe Serbisë, dhe vjen në një moment kyç për të dyja skuadrat.
Aktualisht, Shqipëria ndodhet në vendin e dytë në Grupin K të kualifikueseve me 8 pikë pas 5 ndeshjeve, ndërsa Serbia është në vendin e tretë me 7 pikë, por me një ndeshje më pak. Në krye të grupit qëndron Anglia me 15 pikë pas 5 ndeshjeve.
Një fitore për kuqezinjtë do të ishte një hap i madh drejt ëndrrës së kualifikimit në Botërorin 2026, i cili do të mbahet në ShBA.
Nga ana tjetër, një sukses për Serbinë do ta forconte ndjeshëm pozicionin e saj në garën për një vend në “play-off”.
Serbia: (3-2-3-1) Petrovic, Milosajevic, Veljkovic, Pavlovic, Stankovic, Maksimovic, Zivkovic, Samardizc, Kostic, Vlhaovic, Mitrovic.
Shqipëria: (4-3-3): Thomas Strakosha; Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj; Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Lindon Shehu; Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj























