Në Shqipëri shënohet Dita Ndërkombëtare e Kafes Turke
Nën kujdesin e Institutit “Yunus Emre” në Shkodër, është organizuar aktiviteti "Është koha të takohemi me traditën shekullore të kafes turke", me qëllimin promovimin dhe prezantimin e kafes turke.
Në Shqipëri është shënuar Dita Ndërkombëtare e Kafes Turke, që shënohet më 5 dhjetor.
Nën kujdesin e Institutit “Yunus Emre” në Shkodër, është organizuar aktiviteti "Është koha të takohemi me traditën shekullore të kafes turke", me qëllimin promovimin dhe prezantimin e kafes turke.
Në aktivitet ishin të pranishëm drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu, përfaqësues të tjerë të institucioneve turke në Shqipëri, përfaqësues të institucioneve vendore, studentë, nxënës dhe qytetarë të Shkodrës.
Të pranishmëve në aktivitet u është shërbyer në ambientet e institutit kafe turke dhe ëmbëlsira tradicionale turke.
Çdo vit, më 5 dhjetor, shënohet Dita Botërore e Kafes Turke, që u përfshi në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s në vitin 2013.