| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Türkiye dërgon anije shpimi në Somali për misionin e parë jashtë shtetit
Ministri i Energjitikës e quajti këtë zhvillim një hap historik në përpjekjet energjetike në det të hapur.
Türkiye dërgon anije shpimi në Somali për misionin e parë jashtë shtetit
Türkiye dërgon anije shpimi në Somali për misionin e parë jashtë shtetit / User Upload
15 Shkurt 2026

Türkiye dërgoi sot anijen e saj të shpimit në ujëra të thella “Cagri Bey” në Somali për misionin e saj të parë jashtë vendit, një hap që ministri i Energjitikës dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, e cilësoi si historik në përpjekjet e vendit për energjinë në det të hapur.

Duke folur në një ceremoni në portin Tasucu në Mersin, Bayraktar tha se anija pritet të mbërrijë në Mogadishu për rreth 45 ditë dhe të nisë shpimet në prill në pusin Curad-1.

Türkiye dhe Somalia nënshkruan marrëveshje në vitin 2024 për kërkime të naftës dhe gazit si në tokë, ashtu edhe në det. Anija sizmike “Oruç Reis” më herët kishte përfunduar matjet në tri blloqe detare.

Me shtimin e anijeve Cagri Bey dhe Yıldırım numri i anijeve të shpimit në flotën e Türkiyes është rritur në gjashtë, tha Bayraktar. Së bashku me anijet sizmike Oruç Reis dhe “Barbaros Hayrettin Pasha”, Türkiyea tani ka flotën e katërt më të madhe në botë për kërkime energjetike në det të hapur.

Që nga fillimi i këtij viti, Türkiye ka nënshkruar marrëveshje strategjike me kompanitë amerikane ExxonMobil dhe Chevron, si dhe me kompaninë britanike BP, për kërkime të naftës dhe gazit, tha Bayraktar. Ai shtoi se javën e ardhshme pritet të nënshkruhet edhe një marrëveshje tjetër partneriteti detar jashtë vendit me një kompani ndërkombëtare.

Bayraktar tha se Türkiye synon që kompania e saj kombëtare e naftës të arrijë prodhim rreth 500 mijë fuçi naftë dhe gaz në ditë deri në vitin 2028, me një objektiv afatgjatë për ta rritur kapacitetin në 1 milion fuçi në ditë.

“Besoj fuqishëm se Cagri Bey, të cilën po e dërgojmë për herë të parë të kërkojë naftë jashtë ujërave tona territoriale, do t’i çojë marrëdhëniet Türkiye–Somalia në një nivel më të lartë”, tha Bayraktar, duke i uruar ekuipazhit një mision të sigurt dhe të suksesshëm.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Mallrat turke pritet të marrin etiketën “Made in EU” sipas planit industrial të BE-së
Inteligjenca turke ndihmon në shpërbërjen e një qelize të DEASh-it në Damask
Türkiye dënon fuqishëm sulmin me dronë në eksklavën Nakhchivan të Azerbajxhanit
Türkiye eksporton 80 milionë lule në 35 vende për Ditën Ndërkombëtare të Gruas
Türkiye: Rezervojmë të drejtën për t'iu përgjigjur veprimeve armiqësore
Antalya nikoqire e Forumit të 8-të të Etnosporteve, në fokus rijetësimi i sporteve tradicionale
Fidan bisedon në telefon me homologët e tij nga Kuvajti, Jordania, Katari dhe Arabia Saudite
NATO-ja dënon shënjestrimin e Türkiyes nga Irani, premton parandalim në të gjitha dimensionet
Ministria turke e Mbrojtjes: NATO neutralizoi municion balistik iranian mbi hapësirën ajrore turke
Fidan: Shtytja për ndryshim regjimi në Iran do të shkaktojë “skenarë të rrezikshëm” në rajon
Erdoğan thirrje për diplomaci në Lindjen e Mesme
Ministri i Jashtëm turk diskuton mbi zhvillimet rajonale me homologë të tij
Kompania turke e mbrojtjes do të bashkëprodhojë 800 automjete të blinduara në Hungari
Erdoğan: Türkiye po punon për t’i zgjidhur problemet përmes 'diplomacisë së orientuar drejt paqes'
Duran: Türkiye po ndërmerr hapa për lirimin e gazetarëve të CNN Türk pas arrestimit nga Izraeli
Türkiye dhe Gjermania diskutojnë për sulmet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme
Ministri i Jashtëm turk zhvillon bisedime intensive diplomatike pas ofensivës ShBA-Izrael në Iran
Türkiye hedh poshtë pretendimet për sulm ndaj një baze amerikane në vend
Türkiye ofron mbështetje për jetimët në Sierra Leone në kuadër të programit të Ramazanit
Kryediplomati turk Fidan zhvillon bisedime me homologen e tij bullgare Neynsky