Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski priti sot në Shkup presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, i cili ndodhet në turne në Ballkanin Perëndimor.
Costa mbërriti nga Tirana dhe u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga ministri i Jashtëm Timço Mucunski.
Pas pritjes, Mickoski dhe Costa kaluan në takim kokë më kokë, i cili do të pasohet nga një takim mes delegacioneve përkatëse.
TË REKOMANDUARA
Më pas është planifikuar një konferencë e përbashkët për media në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Costa po zhvillon një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili do të përfundojë me pjesëmarrjen në samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor.






















