Mianmari shpall zi kombëtare 7 ditë për shkak të tërmetit vdekjeprurës
Numri i të vdekurve nga tërmeti kalon 1.700, me më shumë se 3.400 të lënduar
Myanmari shpalli të hënën shtatë ditë zie kombëtare për shkak të një tërmeti të fuqishëm prej 7.7 ballë që goditi qendrën e Mianmarit të premten.
Flamuri kombëtar do të valëvitet në gjysmë shtizë si pjesë e zisë, sipas MRTV-së shtetërore.
Numri i të vdekurve nga tërmeti ka kaluar 1.700, me më shumë se 3.400 të plagosur dhe mbi 300 të zhdukur.
Ndërkohë, gjenerali Min Aung Hlaing, sundimtari i juntës së Mianmarit, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin malajzian Anwar Ibrahim të dielën. Të dyja palët diskutuan ndikimin e tërmetit dhe përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës.
Rusia, India, Kina, Tajlanda, OKB-ja, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të tjerë kanë dërguar ekipe të specializuara kërkimi dhe shpëtimi së bashku me ndihma humanitare.