| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Presidentja Osmani dekoron Kombëtaren e Kosovës me Medaljen Presidenciale
Në Zyrën e Presidentes ishin të pranishëm kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, trajneri i Kosovës, Franco Foda dhe futbollistë të Kombëtares.
Presidentja Osmani dekoron Kombëtaren e Kosovës me Medaljen Presidenciale
Presidentja Osmani dekoron Kombëtaren e Kosovës me Medaljen Presidenciale / AA
18 orë më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar Kombëtaren e Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave, një ditë pas ndeshjes së "play off"-it kundër Türkiyes (0:1).

Në Zyrën e Presidentes ishin të pranishëm kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, trajneri i Kosovës, Franco Foda dhe futbollistë të Kombëtares.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani theksoi se pavarësisht rezultatit, Kombëtarja mbetet një nga përfaqësimet më dinjitoze të shtetit në arenën ndërkombëtare.

"Pavarësisht rezultatit, ju do të mbeteni në piedestalin më të lartë të Republikës sonë për krenarinë që i keni bërë popullit tonë. Prandaj, në emër të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për vendin tonë", tha Osmani.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e vlerësoi lartë medaljen presidenciale duke thënë se federata është shumë e lumtur për bashkëpunimin e mirë dhe të afërt me presidenten Osmani.

Kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i Kombëtares, Vedat Muriqi ka thënë se është krenar që është pjesë e Kombëtares kosovare, por shprehu zhgënjimin që nuk arriti ta udhëhiqte ekipin në Amerikë, duke thënë se nganjëherë fati zhgënjen.

"Ne kemi treguar se nëse e vazhdojmë rrugëtimin bashkë mund ta kalojmë çdo betejë. Një gjeneratë shumë e mirë, një gjeneratë e artë po vjen. Jam shumë krenar që jam pjesë e stafit të Kosovës", tha Muriqi.

Dekorimi vjen si vlerësim për arritjet dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe për rrugëtimin e suksesshëm deri në fazën finale të kualifikimeve për Kupën e Botës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shqipëri, ministri Karakaçi: Po diskutohet subvencionimi i transportit urban
Shkup, organizohet aktiviteti "Travel weekend with Turkish Airlines"
Osmani dhe Kurti shkruajnë pas disfatës së Kosovës në futboll: Na dhanë krenari
Shqipëria shënon 17-vjetorin e anëtarësimit në NATO
Instituti Yunus Emre në Tiranë organizoi bisedë me ish-ambasadorin Genci Muçaj
Rama: Procesi i negociatave me BE-në po ecën sipas planit
Presidenti malazez në Shkup: Dy vendet tona të lidhura nga miqësia dhe vlerat evropiane
Ministri Gashani pret në takim homologun nga Türkiye, Askin Bak
Kosovë, policia arreston dy persona që ndezën fishekzjarre afër hotelit ku u vendos kombëtarja turke
Presidenti i Malit të Zi, Milatoviq në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Bordi i Paqes mirëpret angazhimin e Kosovës për paqe në Gaza
Shqipëri, rritje me mbi 50 për qind të makinave elektrike krahasuar me vitin e kaluar
Kryediplomati i Shqipërisë në takim me studentët: Koha e Shqipërisë është tani
Millanoviq anulon samitin e Procesit Brdo-Brijuni, ardhja e Vuçiqit në Kroaci nuk është e mundur
Çalhanoglu vlerëson lart skuadrën kosovare: Ekip i fortë dhe me lojtarë cilësorë
Takimi Mickoski–Orban në Budapest: Thellim i partneritetit Maqedoni e Veriut–Hungari
Serbia zgjat marrëveshjen e gazit me Rusinë për 3 muaj
Kurti: Me Macronin biseduan për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe tema të tjera
Trajneri i Kosovës në prag të ndeshjes me Türkiyen: Do të japim gjithçka për ta fituar ndeshjen
Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për dërgimin e FSK-së në Gaza