Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka mbërritur në kryeqytetin sirian Damask në kuadër të një vizite zyrtare në vend.
Fidan u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut nga homologu i tij sirian, Asaad Hassan al-Shaibani.
Në ceremoninë e pritjes ishte i pranishëm edhe ambasadori i Türkiyes në Damask dhe përfaqësuesi i posaçëm për Sirinë, Nuh Yilmaz.
TË REKOMANDUARA
Fidan dhe al-Shaibani u takuan për herë të fundit më 6 gusht, gjatë vizitës së al-Shaibanit në Türkiye.
Sipas burimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fidan gjithashtu do të pritet nga presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa dhe do të takohet me ministrin sirian të Punëve të Brendshme, Enes Hattab.

















