Ministri i Jashtëm i Türkiyes u takua me përfaqësuesin e lartë për Gazën

Hakan Fidan priti Nickolay Mlladenovin në kryeqytetin Ankara, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

By
Ministri i Jashtëm i Türkiyes u takua me përfaqësuesin e lartë për Gazën / AA

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, priti të hënën përfaqësuesin e lartë për Gazën, Nickolay Mlladenov.

Takimi u mbajt në kryeqytetin Ankara, thuhet në një njoftim të shkurtër dhe në një fotografi të publikuar në llogarinë zyrtare në rrjetet sociale të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura për momentin.