Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është radhitur e para në renditjen botërore të xhudisteve femra në Federatën Botërore Xhudos (IJF).
Xhudistja nga Kosova e arriti këtë pozitë pas mbylljes së garave në Grand Slamin e Parisit, ku fitoi medalje të artë, këtë fundjavë.
Pas kësaj gare u përditësua renditja botërore e xhudistëve, ku në kategorinë e femrave kryeson Distria Krasniqi me 6.510 pikë.
Pas Krasniqit, vendin e dytë e mban gjermania Anna Monta Olek me 6.460 pikë, ndërsa e treta në renditje është kroatja Lara Cvjetko, e cila ka 6.250 pikë.
Ndërkohë, në kategorinë e meshkujve në vendin e parë është xhudisti japonez Sanshiro Murao me 6.120 pikë, por me pikë më pak se tri xhudistet e para në ranglistën e përgjithshme.
Pikët për renditjen botërore grumbullohen përmes rezultateve të arritura në garat ndërkombëtare.





















