Shkup, sot protestohet për ish krerët e UÇK-së

Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në këtë protestë.

By
Shkup, sot protestohet për ish krerët e UÇK-së / Kosova Press

Me fillim nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, sot do të mbahet protesta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në këtë protestë me kërkesën e vetëm lirim të ish-krerëve të UÇK-së dhe drejtësi për ata.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari theksoi se protesta në Shkup, ashtu sikurse edhe në vendet tjera ka qenë thirrje për drejtësi.