| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Kryediplomati çek: Mund ta zhvendosim ambasadën në Kuds nëse situata rajonale përmirësohet
Ambasada çeke ndodhet në Tel Aviv, por që nga prilli i vitit 2021 ka mbajtur një zyrë edhe në Kuds.
Kryediplomati çek: Mund ta zhvendosim ambasadën në Kuds nëse situata rajonale përmirësohet
Kryediplomati çek: Mund ta zhvendosim ambasadën në Kuds nëse situata rajonale përmirësohet / َAA

Republika e Çekisë mund ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kuds si një gjest simbolik, nëse kushtet në rajon përmirësohen ndjeshëm, ka deklaruar sot ministri i Jashtëm i vendit, Petr Macinka.

Gjatë bisedimeve në Izrael, ministri çek tha se zhvendosja e mundshme do të varej nga një përmirësim i ndjeshëm i stabilitetit në rajon, raportoi "Radio Prague International".

Macinka tha se e ka rihapur debatin për këtë çështje dhe se personalisht e mbështet zhvendosjen, por vlerëson se përmirësimi i situatës së sigurisë dhe asaj humanitare është më i rëndësishëm.

Ambasada çeke ndodhet në Tel Aviv, por që nga prilli i vitit 2021 ka mbajtur një zyrë edhe në Kuds.

Kryediplomati çek tha gjithashtu se ka miratuar rritjen e ndihmës humanitare për Gazën, duke shtuar se vendi i tij monitoron me kujdes shpërndarjen e saj “për t’u siguruar që ajo të mos përfundojë në duart e Hamasit”.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë