| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Protesta në Sarajevë kundër pjesëmarrjes së ekipit izraelit në EuroLeague
Të dyja ekipet janë planifikuar të luajnë të enjten në sallën olimpike "Zetra" në Sarajevë. Protestuesit u mblodhën përpara ndërtesës së qeverisë së Kantonit të Sarajevës, duke kërkuar që ndeshja të anulohet.
Protesta në Sarajevë kundër pjesëmarrjes së ekipit izraelit në EuroLeague
Protesta në Sarajevë kundër pjesëmarrjes së ekipit izraelit në EuroLeague / TRT Balkan
5 Nëntor 2025

Protestuesit u mblodhën sot në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjës e Hercegovinës (BeH) për ta kundërshtuar pjesëmarrjen e klubit izraelit të basketbollit Hapoel IBI në ndeshjen e ardhshme të EuroLeague kundër Dubai Basketball. 

Të dyja ekipet janë planifikuar të luajnë të enjten në sallën olimpike "Zetra" në Sarajevë. Protestuesit u mblodhën përpara ndërtesës së qeverisë së Kantonit të Sarajevës, duke kërkuar që ndeshja të anulohet.

Duke mbajtur pankarta me mbishkrimet "Asnjë mikpritje për shtetet gjenocidale", "Anuloni ndeshjen" dhe "Sarajevë! Cilat janë parimet tuaja?", demonstruesit dënuan vendimin për ta pritur ekipin izraelit dhe denoncuan veprimet e Izraelit në Gaza.

Që nga tetori i vitit 2023, lufta gjenocidale e Izraelit ka vrarë gati 69 mijë palestinezë në Rripin e Gazës dhe ka plagosur më shumë se 170.600 të tjerë sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë