| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Kryediplomatja evropiane, Kallas: Putini po tallet me të gjitha përpjekjet për paqe
"Putini po tallet me të gjitha përpjekjet për paqe. E vetmja gjë që ai kupton është presioni. Kjo është ajo që duhet të bëjmë", deklaroi Kaja Kallas.
Kryediplomatja evropiane, Kallas: Putini po tallet me të gjitha përpjekjet për paqe
Kryediplomatja evropiane, Kallas: Putini po tallet me të gjitha përpjekjet për paqe / AA
29 Gusht 2025

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, tha se presidenti rus, Vlladimir Putin po tallet me përpjekjet për paqe dhe se presioni mbi Rusinë duhet të rritet përmes sanksioneve.

Kallas foli në fillim të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Kopenhagë, kryeqytetin e Danimarkës, e cila mban Presidencën e BE-së.

Ajo theksoi se agjenda e takimit ishte "ndihma ushtarake për Ukrainën".

"Putini po tallet me të gjitha përpjekjet për paqe. E vetmja gjë që ai kupton është presioni. Kjo është ajo që duhet të bëjmë", deklaroi kryediplomatja evropiane.

Kallas tha se ministrat do të diskutojnë për rritjen e presionit ndaj Rusisë përmes sanksioneve dhe se do të diskutohet edhe çështja e "gatishmërisë së mbrojtjes".

Zyrtarja e lartë e BE-së shtoi se do t'u kërkojë shteteve anëtare të tregojnë se si do të kontribuojnë me projekte konkrete në fushat e tyre të forcës.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shefi i OKB-së mirëpret vendimin e Iranit për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit
Netanyahu: Misioni i Izraelit kundër Hezbollahut nuk ka mbaruar pavarësisht armëpushimit me Libanin
Pakistani kërkon fund të përhershëm të luftës, thirrje ShBA-së dhe Iranit të tregojnë fleksibilitet
"Mjaft më": Trump thotë se ShBA-ja po e ndalon Izraelin të kryejë sulme të mëtejshme ndaj Libanit
Trump pas hapjes së Ngushticës së Hormuzit: Faleminderit!
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur për të gjitha anijet deri në fund të armëpushimit në Liban
Kryediplomati ukrainas: Rusia po përgatit sulm masiv ndaj Ukrainës
Policia izraelite ndalon imamin e Al-Aksës në Kuds të hyjë në xhami për namazin e xhumasë
Kryediplomatja palestineze: Gjenocidi i Izraelit ndaj popullit të Gazës nuk është ndalur
Somalia: Veprimi izraelit mbi Somaliland shkel sovranitetin dhe rrezikon stabilitetin rajonal
Ambasadori amerikan në Ankara e quan Sirinë “eksperiment të madh në diplomacinë e re”
“Krimi me motiv politik” në Gjermani arrin nivelin më të lartë
Siljanovska-Davkova nga Antalya: Ballkani historikisht pjesë e Evropës
Presidenti sirian: Bisedimet me Tel-Avivin në “vështirësi të mëdha”
Sulmi izraelit vret tetë persona në Libanin jugor pas shpalljes së armëpushimit
Trump thotë se Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për armëpushim 10-ditor
Franca i ndalon hyrjen drejtorit të grupit palestinez të të drejtave të njeriut, Al-Haq
Eurostati: Popullsia e BE-së do të zvogëlohet me rreth 53 milionë deri në fund të shekullit
Fëmijë dhe gra mes 11 të vrarëve në sulmet ajrore izraelite në Liban
Mbi 60 organizata kërkojnë pezullimin e Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael