| Albanian
LUFTA NË GAZA
3 minuta leximi
Çekia dëbon ushtarin izraelit që mori pjesë në sulmet në Gaza dhe Liban
Ushtari izraelit u mbajt nga Çekia me orë të tëra në aeroportin ndërkombëtar "Vaclav Havel" në Pragë, bazuar në një urdhër arresti francez.
Çekia dëbon ushtarin izraelit që mori pjesë në sulmet në Gaza dhe Liban
Çekia dëbon ushtarin izraelit që mori pjesë në sulmet në Gaza dhe Liban / AA

Çekia dëboi një ushtar izraelit, i cili dyshohet se ka marrë pjesë gjatë sulmeve në Rripin e Gazës dhe Liban.

Ushtari izraelit u mbajt nga Çekia me orë të tëra në aeroportin ndërkombëtar "Vaclav Havel" në Pragë, bazuar në një urdhër arresti francez.

Sipas një lajmi në gazetën izraelite "Yediot Ahronot", rezervisti i paidentifikuar ka deklaruar se "autoritetet franceze kanë lëshuar urdhër arresti për të, pavarësisht se ai nuk e ka vizituar kurrë Francën" dhe se atij iu mohua dje hyrja në Çeki.

Në lajm thuhet se ushtari shkoi në Pragë me gruan e tij për pushime pas shërbimit ushtarak që zgjati disa muaj, por "u trajtua si kriminel dhe u detyrua të kthehej në Izrael pas një procesi 15-orësh". Sipas lajmit, u zbulua se paralajmërimi francez ishte i vlefshëm në të gjithë zonën Shengen, duke e penguar ushtarin të hynte në çdo shtet anëtar.

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit ndërhyri në këtë çështje, por ka mbrojtur idenë se arsyeja "nuk lidhej me shërbimin e tij ushtarak". Ushtari pretendon se autoritetet çeke e kanë informuar se Franca e akuzon atë për "përfshirje në krime të rënda", një paralajmërim që ka të ngjarë të lidhet me detyrën e tij si rezervist.

Incidenti thuhet se ngriti shqetësime midis izraelitëve që udhëtonin në Evropë në lidhje me mundësinë e "gabimeve burokratike" ose "keqpërdorimit të bazave të të dhënave ndërkombëtare".

Në këtë kontekst, tërheq vëmendjen rritja e çështjeve për krime lufte të paraqitura në gjykatat evropiane kundër ushtarëve izraelitë të përfshirë në sulmet ndaj Rripit të Gazës. Organizatat e të drejtave të njeriut po ndjekin veprime ligjore për akuzat për krime lufte, duke përdorur si prova, videot dhe fotot e ndara nga ushtarët izraelitë.

Gjatë ofensivës më shumë se dyvjeçare në Rripin e Gazës, qindra ushtarë izraelitë kanë ndarë postime duke u mburrur me imazhe të masakrës, shkatërrimit dhe torturës kundër civilëve.

Më 10 tetor, Hamasi dhe Izraeli arritën një marrëveshje me shumë faza për shkëmbim të pengjeve dhe armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti, Katari dhe Turqia, dhe të sponsorizuar nga ShBA-ja.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, më shumë se 68.531 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe 170.402 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite të mbështetura nga ShBA-ja që nga 8 tetori 2023.

Për më tepër, trupat e më shumë se 9.500 palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite thuhet se janë ende të varrosur nën rrënoja, ndërsa 90 për qind e infrastrukturës civile është shkatërruar.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë koston e rindërtimit të enklavës në rreth 70 miliardë dollarë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Raporti: Izraeli mban kufomat e rreth 1.700 palestinezëve për shkëmbime të mundshme në të ardhmen
OKB-ja: Vëllimi i furnizimeve me ndihma në Gaza u rrit me 33 për qind, kufizimet e mëdha ende mbeten
UNICEF-i: Të paktën 300 fëmijë të vrarë në Gaza që nga shpallja e armëpushimit të tetorit 2025
Izraeli vret katër palestinezë të tjerë në Gaza, ndërsa numri i të vrarëve arrin në 73.381
Varrim masiv në Gaza për 112 viktima të nxjerra nga rrënojat
OBSh-ja kërkon mbrojtje për objektet e kujdesit shëndetësor në Gaza pas sulmeve izraelite
Rritet në 73.375 numri i palestinezëve të vrarë në gjenocidin izraelit në Gaza
Gaza, 152 të vrarë gjatë korrikut, bilanci më i lartë mujor këtë vit
Hamasi: Nuk do të ketë çarmatim para tërheqjes së Izraelit nga Gaza
Trump njofton marrëveshje për çarmatosjen e Hamasit dhe tërheqjen izraelite nga Gaza
Këshilli i Fetvasë në Palestinë: Djegia e xhamive nga pushtuesit izraelitë, provokim për myslimanët
Tre palestinezë të vrarë në sulmet e fundit izraelite në Gaza, mes tyre dy fëmijë
Delegacioni i Hamasit shkon në Egjipt për bisedimet mbi fazën e dytë të armëpushimit në Gazë
Ushtria izraelite arreston 14 palestinezë dhe shemb tre shtëpi në Bregun Perëndimor
Ushtria izraelite bastis dhe mbyll radiostacionin e Kuranit në Bregun Perëndimor
Sanchez e falënderon vajzën palestineze për muralin e tij në Gaza: "Spanja kujdeset për ju"
Sulmi izraelit vret shefin e Sigurisë së Brendshme në Gazën qendrore
Katër palestinezë të vrarë gjatë sulmit të ushtrisë dhe kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor
IPC-ja: 1,4 milion njerëz në Gaza pritet të përballen pasiguri të rëndë ushqimore
Tre palestinezë të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet izraelite në të gjithë Gazën