RAJONI
2 minuta leximi
Zgjedhjet lokale në Kosovë, voton presidentja Osmani
Pas votimit, Osmani tha se sa më masive të jetë pjesëmarrja në proces zgjedhor, aq më e fortë është demokracia në vend.
Zgjedhjet lokale në Kosovë, voton presidentja Osmani
Zgjedhjet lokale në Kosovë, voton presidentja Osmani
12 Tetor 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfrytëzuar të drejtën e saj të votës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit si banore në Komunën e Prishtinës.

Presidentja Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti i saj ka votuar në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës.

Pas votimit, ajo tha se sa më masive të jetë pjesëmarrja në proces zgjedhor, aq më e fortë është demokracia në vend.

“Shpresoj që ky do jetë një proces me rezultate që të jenë në të mirë të qytetarëve tanë, një proces ku vota do të mbrohet me çdo kusht dhe do të jetë e lirë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim dhe si rezultat Kosova do të dalë edhe më e fortë në këto zgjedhje”, theksoi Osmani.

Osmani tha se është shumë me rëndësi që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe përmes saj të vendosin për shërbimet që do t’i shfrytëzojnë dhe mënyrën si do të udhëhiqen komunat e tyre.

Osmani përsëriti faktin se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet lokale në Kosovë. Ajo tha se pret që pas Raportuesit të Parlamentit Evropian për Kosovën, të ketë edhe më shumë institucione dhe përfaqësues ndërkombëtarë që do të reagojnë dhe do të marrin masa për shkeljet flagrante të Serbisë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit
Shtyhet sërish seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit shqiptar Ilir Meta
Osmani për rrëmbimin e qytetarit kosovar: Edhe po të ishte në Serbi, mbetet provokim
Kosovë, KQZ-ja pranon sqarim lidhur me gabimin në disa fletëvotime në Mitrovicën jugore dhe Gjakovë
FMN-ja: Shqipëria mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë
Prokuroria urdhëron ndërprerjen e numërimit në Mitrovicë
Kurti: Deputetët të zgjedhin, qeveri “Kurti 2,5” ose “Glauk Konjufca 1”
Kosova në prag të dy ndeshjeve përcaktuese për kualifikim në Botërorin 2026
Presidenti i Republikës së Shqipërisë pret në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian
Përparim Rama fiton garën për Prishtinën
Rezultatet preliminare: LVV-ja dhe LDK-ja me numër të barabartë komunash, Prishtina mbetet e LDK-së
Kosovë, mbyllet procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Shqipëri, mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale
Balotazhi në 18 komuna të Kosovës, KQZ: Dalja deri në orën 15:00 është 25.33%
Shqipëri, zgjedhje të pjesshme në pesë bashki
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë në 18 komuna
Kosova nesër në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Studiuesit zbulojnë rrjetën gjigante me 110 mijë merimanga në kufirin shqiptaro-grek
​Mbi 250 kompani nga bota në panairin ndërkombëtar në Tiranë
Aksident i rëndë rrugor në Bullgari, gjashtë emigrantë humbin jetën dhe katër të tjerë plagosen