Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Evis Sala, ka njoftuar dorëheqjen nga posti që mban prej një viti.
Në një reagim në rrjetet sociale, Sala ka konfirmuar se sot ishte mbledhja e saj e fundit si anëtare e kabinetit qeveritar të Shqipërisë, duke shtuar se ka pranuar disa angazhime të tjera ndërkombëtare në fushën e saj profesionale.
"Një vit më parë mora përsipër me përgjegjësi të madhe detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale, një fushë plot sfida e vështirësi. I jam mirënjohëse Kryeministrit Edi Rama për besimin dhe mbështetjen, si dhe çdo mjeku, infermieri, profesionisti dhe punonjësi të sistemit të shëndetësisë e mirëqenies sociale që punoi çdo ditë për ta bërë sistemin më të mirë", është shprehur ajo.
Prej shtatorit të vitit 2025, Evis Sala ka mbajtur postin e ministres së Shëndetësisë dhe të Mirëqenies Sociale në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.





















