Ish-presidenti i Serbisë dhe bartësi i listës "Serbia e Bashkuar - Aleksandar Vuçiq", Aleksandar Vuçiq, deklaroi se nuk do ta njohë Kosovën sa të jetë gjallë.
Në një emision televiziv, Vuçiq foli për çështjet kryesore, sfidat politike dhe fazën përfundimtare të fushatës zgjedhore, si dhe për temat rajonale dhe globale, duke thënë se Kroacia dhe Kosova nuk duan që ai të jetë në pushtet.
Duke folur për protestat studentore që po organizohen në vendin e tij, Vuçiq tha: "Qëllimi i Gjukanoviçit, Kurtit, Piculas etj. është ta rrëzojnë Vuçiqin, sepse duan një Serbi të dobët dhe të nënshtruar. Pse Vuçiqi i pengon Kurtit, ndërsa studentët jo? Albin Kurti e di se ata do ta njohin pavarësinë e Kosovës, ndërsa Vuçiqi nuk do ta bëjë këtë sa të jetë gjallë".
Vuçiq pretendoi se Kurti mbështet "Listën Studentore" dhe po lufton me të gjitha forcat që ajo të marrë pushtetin.
"Në këto zgjedhje po mbrojmë shtetësinë e vendit tonë", tha ai, duke u bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime në numër sa më të madh.
Më 9 shtator, Vuçiq shpërndau parlamentin dhe nënshkroi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve.
Në Serbi, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 25 tetor.























