| Albanian
SOCIALE
2 minuta leximi
Zbulohen baktere 5.000-vjeçare, rezistente ndaj antibiotikëve në një shpellë akulli në Rumani
Një bakter i dentifikuar rishtazi, Psychrobacter SC65A.3, është në gjendje t’u rezistojë disa barnave bashkëkohore.
Zbulohen baktere 5.000-vjeçare, rezistente ndaj antibiotikëve në një shpellë akulli në Rumani
Zbulohen baktere 5.000-vjeçare, rezistente ndaj antibiotikëve në një shpellë akulli në Rumani / Others
3 orë më parë

Një lloj bakterial i ruajtur për 5.000 vjet që është rezistent ndaj 10 antibiotikëve modernë u zbulua në një shpellë akulli rumune, raportoi Euro News të martën, duke cituar një studim të kohëve të fundit.

Lloji i sapoidentifikuar, i quajtur Psychrobacter SC65A.3, i cili është i aftë t’u rezistojë disa barnave bashkëkohore, u gjet në akullin e lashtë të Shpellës Scărișoara, një nga shpellat më të mëdha të akullit në Rumani, e vendosur në Malet Apuseni.

Bakteret dihet se mund të mbijetojnë për mijëra vjet në mjedise ekstreme, përfshirë shtresa të thella akulli, permafrost, oqeane dhe liqene akullnajore. Me kalimin e kohës, ato përshtaten për të mbijetuar në kushte kaq të ashpra.

Studiuesit zbuluan se ky lloj bakteri i Psychrobacter-it, i përshtatur ndaj të ftohtit, i reziston 10 antibiotikëve nga tetë klasa të ndryshme.

“Lloji bakterial Psychrobacter SC65A.3, i izoluar nga Shpella e Akullit Scărișoara, pavarësisht origjinës së tij të lashtë, tregon rezistencë ndaj disa antibiotikëve modernë dhe mbart mbi 100 gjene të lidhura me rezistencën”, tha Cristina Purcarea, autore e studimit dhe shkencëtare në Institutin e Biologjisë të Akademisë Rumune në Bukuresht.

Si evoluoi rezistenca ndaj antibiotikëve?

Shpella përmban një bllok nëntokësor akulli rreth 13.000-vjeçar, me vëllim prej 100.000 metrash kub, i konsideruar si blloku më i madh dhe më i vjetër i akullit nëntokësor.

Purcarea tha se studimi i mikrobeve si SC65A.3 nga akulli i lashtë i ndihmon shkencëtarët të kuptojnë se si rezistenca ndaj antibiotikëve ka evoluar natyrshëm shumë përpara se të ekzistonin barnat moderne.

Studimi, i publikuar në Frontiers in Microbiology, thekson rëndësinë e kërkimit të mikrobeve të përshtatura ndaj të ftohtit, veçanërisht duke pasur parasysh se habitatet e ngrira mbulojnë rreth 20 për qind të sipërfaqes së Tokës dhe se kriza klimatike po përparon.

Rezistenca antimikrobike tashmë shkakton miliona vdekje në mbarë botën çdo vit, përfshirë më shumë se 35.000 në Evropë, një shifër që pritet të rritet.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shkelje masive e të dhënave në Instagram, ekspozohen informacionet e mbi 17 milionë përdoruesve
Studiuesit paralajmërojnë se mikroplastikat po dobësojnë rolin e oqeaneve në thithjen e karbonit
Shkencëtarët regjistrojnë një rast të rrallë adoptimi të këlyshit të ariut polar në Kanadanë veriore
RMV, për herë të parë kryhet operacion në rast deformim kongjenital, me pjesëmarrjen e mjekut turk
OKB-ja: 7 në 10 gra, mbrojtëse të të drejtave, aktiviste dhe gazetare përballen me dhunë digjitale
Personat me aftësi të kufizuara në Hakkari tejkalojnë pengesat përmes krijimtarisë
UNDP-ja: Inteligjenca artificiale mund ta përshpejtojë pabarazinë globale
Studim: Pyjet e Afrikës tani janë burim karboni neto
OBSh-ja: Një në gjashtë persona në botë përballet me infertilitetin
Roveri i NASA-s kap prova të paprecedenta të rrufeve në planetin Mars
OBSh-ja: Tuberkulozi vret 1,2 milion njerëz çdo vit, rënia e fondeve rrezikon rritjen e viktimave
Zbulohet një superTokë e re shkëmbore potencialisht e banueshme
Formuesit e baltës: Trashëgimia e gjallë e qeramikës së Iznikut
Pse heqja dorë nga rrjetet sociale mund të jetë çelësi i lumturisë?
Pronarët e kafenesë në Londër nën presion, refuzojnë të heshtin në lidhje me Gazën
Bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Kafes
Fosil 200-milionëvjeçar nga periudha Jurasike i zbuluar në veriperëndim të Indisë
Ekspozita e dytë e "Istanbul Photo Awards 2025" hapet në Istanbul
Dehidratimi në vapë ekstreme rrit rrezikun e gurëve në veshka
Prishtinë, fillon festivali treditor i artit të grafitit në mur