Sistemi i ri i trafikut në RMV: Për një javë u regjistruan 4.991 shkelje trafiku
Më 1 shkurt nisi zbatimi i sistemit për sanksionim automatik të shkeljeve në komunikacion, i njohur si “Qytet i Sigurt” (Safe City), respektivisht në territorin e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, si dhe në korridoret 8 dhe 10.
Nga data 2 deri më 8 shkurt 2026, sistemi i ri për siguri në komunikacion “Qyteti i Sigurt” në Maqedoni të Veriu ka regjistruar gjithsej 4.991 shkelje trafiku në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë vendosur kamerat, thonë nga minstria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut. Nga këto, 641 shkelje janë kryer nga drejtues automjetesh me targa të huaja.
“Shumica e shkeljeve janë për tejkalim të shpejtësisë – 4.674 raste, pastaj 163 raste për kalim në semafor të kuq, dhe 154 raste për drejtim të automjetit me leje skaduar”, thonë nga ministria e Punëve të Brendshme.
Gjithashtu, janë dhënë 288 masa për ndalim drejtimi të automjetit, nga të cilat 163 për kalim në të kuqe dhe 125 për shpejtësi të lartë.
Brenda tolerancës së lejuar për shpejtësi, janë regjistruar 22.434 automjete.
Ministria e Punëve të Brendshme bën apel tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet, për të kontribuar së bashku në rrugë më të sigurta dhe më të siguruara.
Me 1 shkurt nisi zbatimi i sistemit për sanksionim automatik të shkeljeve në komunikacion, i njohur si “Qytet i Sigurt” (Safe City), respektivisht në territorin e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, si dhe në korridoret 8 dhe 10.
Në fazën e parë, sistemi do të detektojë katër lloje shkeljesh, përkatësisht parkim të paligjshëm, tejkalim të shpejtësisë së lejuar, kalim semafori në dritë të kuqe dhe drejtim të automjetit me leje qarkullimi të skaduar.