| Albanian
LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Hamasi për armëpushimin: Vlerësojmë përpjekjet e Türkiyes, Katarit, Egjiptit dhe Trump
Hamasi konfirmoi arritjen e marrëveshjes për armëpushim në Rripin e Gazës dhe vlerësoi përpjekjet e Türkiyes, Katarit, Egjiptit dhe presidentit të ShBA-së, Donald Trump.
Hamasi për armëpushimin: Vlerësojmë përpjekjet e Türkiyes, Katarit, Egjiptit dhe Trump
Hamasi për armëpushimin: Vlerësojmë përpjekjet e Türkiyes, Katarit, Egjiptit dhe Trump / AA

Hamasi konfirmoi arritjen e marrëveshjes për armëpushim në Rripin e Gazës dhe shprehu vlerësimin e tij për përpjekjet e Türkiyes, Katarit, Egjiptit dhe presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

Në një deklaratë me shkrim Hamasi konfirmoi se një marrëveshje për armëpushim në Gaza është arritur, pas negociatave serioze me grupet palestineze. "Hamasi njofton se është arritur marrëveshje që parashikon fundin e luftës në Gaza, tërheqjen e pushtuesve, hyrjen e ndihmave dhe shkëmbimin e pengjeve", thuhet në deklaratë.

Në deklaratën ku shprehen falënderime për ndërmjetësit thuhet: "Ne i vlerësojmë shumë përpjekjet e vëllezërve tanë ndërmjetës në Katar, Egjipt dhe Turqi. Ne gjithashtu përgëzojmë përpjekjet e presidentit të ShBA-së, Donald Trump, i cili synon një fund përfundimtar të luftës dhe tërheqjen e plotë të ushtrisë pushtuese izraelite nga Rripi i Gazës".

Në një deklaratë drejtuar shteteve garantuese të marrëveshjes së armëpushimit, vendeve të ndryshme arabe, islame dhe qarqeve ndërkombëtare, Trump i bëri thirrje qeverisë izraelite të përmbushë përgjegjësitë e saj sipas marrëveshjes dhe të mos lejojë që ajo të shmang zbatimin e çështjeve të dakorduara.

Deklarata përshëndet palestinezët që kanë mbajtur qëndrim dinjitoz kundër planeve të Izraelit në Gaza, Kuds, Bregun Perëndimor dhe të gjitha territoret palestineze, ndërsa vë në dukje se "Këto sakrifica të mëdha dhe qëndrimi i palëkundur kanë bërë të dështojnë planet e pushtuesve izraelitë për nënshtrim dhe zhvendosje".

"Ne theksojmë se sakrificat e popullit tonë nuk do të jenë të kota, se ne do t'i qëndrojmë besnik premtimit tonë dhe se nuk do të braktisim të drejtat kombëtare të popullit tonë, siç janë liria, pavarësia dhe e drejta për vetëvendosje", thuhet më tej në deklaratë.

Trump kishte njoftuar se Izraeli dhe Hamasi miratuan fazën e parë të planit për armëpushim në Rripin e Gazës.

Eksploro
Shtatë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza gjatë 48 orëve të fundit
Qeveria e Gazës: Izraeli kontrollon mbi 80 për qind të territorit pas 1.000 ditësh gjenocid
Gaza, numri i të vrarëve nga gjenocidi izraelit rritet në 73.066
Ushtria izraelite shemb ndërtesa në të gjithë Gazën
Gaza, pavarësisht shkatërrimit nga sulmet izraelite futbollistët nuk heqin dorë nga pasioni
Gaza, sulmi izraelit vret një fëmijë palestinez në tendat e të zhvendosurve
Raporti i OKB-së: Izraeli vazhdon të kryejë gjenocid duke i shënjestruar fëmijët palestinezë
Izraeli sërish shkel armëpushimin në Gaza, vret një nxënëse palestineze, plagos tre të tjerë
Ushtria izraelite vret dy palestinezë në Bregun Perëndimor
UNICEF-i e quan armëpushimin në Gaza “iluzion vdekjeprurës”
Kryqi i Kuq paralajmëron se mijëra të varrosur nën rrënojat e Gazës mund të mos identifikohen kurrë
Izraeli plagos pesë persona në bombardimin e shkollës në Gaza ku strehohen palestinezë të zhvendosur
OKB-ja: Sulmet ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor "më të larta se çdo vit tjetër"
Izraeli deporton një gazetare franceze për shkak të kritikave ndaj gjenocidit në Gaza
Amnesty: Izraeli po kryen aneksim dhe spastrim etnik të udhëhequr nga shteti në Bregun Perëndimor
Sulmet izraelite vrasin 3 banorë të Gazës në 24 orët e fundit
Raportimi: Izraeli po përgatitet për një ofensivë të mundshme në Gaza, ndërsa vazhdojnë bisedimet
OKB: Nevoja “të jashtëzakonshme” humanitare në Gaza, Izraeli lejon vetëm një pikëkalim
Autoritetet në Gaza: Izraeli pengon udhëtimin e 17 mijë pacientëve nga Gaza për trajtim
Hamasi: Bisedimet për përfundimin e fazës së parë të armëpushimit në Gaza fillojnë të dielën