| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Trump paralajmëron se 1.000 raketa janë “në gatishmëri” nëse Irani përpiqet ta vrasë
Presidenti amerikan pretendon se ushtria është e gatshme ta bombardojë Iranin për një vit.
Trump paralajmëron se 1.000 raketa janë “në gatishmëri” nëse Irani përpiqet ta vrasë
Trump paralajmëron se 1.000 raketa janë “në gatishmëri” nëse Irani përpiqet ta vrasë

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, kërcënoi të premten se do të lëshojë mijëra raketa ndaj Iranit, nëse ky vend përpiqet ta vrasë.

Duke shkruar në platformën Truth Social, ai tha se “1.000 raketa janë në gatishmëri dhe të drejtuara ndaj Republikës Islamike të Iranit, me mijëra të tjera që do të pasojnë menjëherë, nëse qeveria iraniane vepron sipas kërcënimit të saj, të shprehur në shumë vende të botës, për të vrarë ose për t’u përpjekur të vrasë presidentin në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë rast, MUA!”

Ai shtoi se “urdhrat tashmë janë dhënë” dhe pretendoi se ushtria amerikane është “e gatshme, e vullnetshme dhe e aftë” për një periudhë njëvjeçare, me mundësi zgjatjeje, “për të shkatërruar dhe asgjësuar plotësisht të gjitha zonat e Iranit”.

Trump më herët deklaroi se armëpushimi me Iranin “ka marrë fund”, por se Uashingtoni ka rënë dakord t'i vazhdojë bisedimet e kërkuara nga Tehrani.

Izraeli së fundmi ka ndarë me ShBA-në informacione të inteligjencës që tregojnë se Irani kishte zhvilluar një plan të ri për vrasjen e Trumpit, sipas një raportimi të Wall Street Journal.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë