| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Presidenti i Hungarisë: Shqipëria e meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian
Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, finalizimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe situata e sigurisë në rajon dhe në Evropë ishin në fokus të vizitës në Hungari të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Presidenti i Hungarisë: Shqipëria e meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian
Presidenti i Hungarisë: Shqipëria e meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian / AA

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Hungari, ku u prit nga homologu i tij hungarez, Tamas Sulyok.

Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se forcimi i marrëdhënieve dypalëshe bazuar në një miqësi historike, finalizimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE) dhe situata e sigurisë në rajon dhe në Evropë ishin në fokus të vizitës.

Begaj dhe Sulyok zhvilluan fillimisht takimin kokë më kokë dhe më pas me delegacionet përkatëse.

Sipas njoftimit, Begaj mori mbështetjen e plotë dhe të hapur të Hungarisë për finalizimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

"Presidenti Begaj i përcolli homologut të tij mirënjohje, duke u shprehur se Shqipëria nuk do ta harrojë këtë përkrahje të Hungarisë, e cila ka qenë e vendosur për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE", thuhet në njoftim.

Gjithashtu, theksohet se Begaj dhe Sulyok theksuan rëndësinë e anëtarësimit në BE bazuar në meritë dhe sipas presidentit hungarez Shqipëria e meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

"Gjatë bisedës u konstatua, gjithashtu, intensifikimi i ndjeshëm i dialogut politik, që është një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve Shqipëri-Hungari, ndërsa u shpreh bindja e përbashkët se kjo frymë do të vijojë duke dhënë rezultate të prekshme në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

Presidenti i Republikës theksoi, ndër të tjera, ecurinë pozitive të marrëdhënieve Shqipëri-Hungari dhe bashkëpunimin gjithnjë në rritje mes dy vendeve në këtë vit të 103-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike", thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, theksohet se për sa u përket çështjeve të sigurisë, u shpreh angazhimi i përbashkët Shqipëri-Hungari si dy vende në NATO, për mbrojtjen kolektive dhe sigurinë euroatlantike.

"Presim të bashkëpunojmë ngushtë në kuadër të Samitit të NATO-s, që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027", është shprehur Begaj, ndërsa vlerësoi sipas njoftimit prezencën e Hungarisë në Kosovë, "si një ndër vendet me më shumë trupa në KFOR".

Presidenti Begaj do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të Hungarisë.

Sipas Presidencës së Shqipërisë, vizita synon ta forcojë më tej dialogun politik, marrëdhëniet dypalëshe bazuar në një miqësi historike, bashkëpunimin për finalizimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe bashkëpunim për situatën e sigurisë në rajon dhe në Evropë si dy vende në NATO.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Mucunski: Rruga drejt BE-së e parashikueshme, dinjitoze dhe e bazuar në kriteret evropiane
Kosovë, arrestohet një i dyshuar për spiunazh
Maqedoni e Veriut: Marrëveshja e Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur mbush 25 vite
Shpallet epidemi e etheve të Nilit Perëndimor në pesë komuna të Shkupit, shënohet viktima e parë
Kosovë, dy parti opozitare kërkojnë vazhdimin e seancës në Kuvend
Kryeministri Rama: Fakti që Serbia e ka humbur Kosovën është thjesht një fakt
Shqipëri, Droni Bayraktar TB2 monitoron në kohë reale vatrat e zjarrit
Shqipëria në flakë, nëntë vatra aktive
KFOR-i: Do të mbajmë prani të fuqishme në veri të Kosovës
Tetë vatra zjarri aktive në Shqipëri, vijojnë operacionet
BE-ja kundër planeve të Serbisë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër
Dhuka i përgjigjet homologut serb për Ibrin: Lumi rrjedh përpara, po ashtu edhe historia
Forcohet partneriteti në siguri dhe mbrojtje mes Shqipërisë dhe BE-së
Haxhiu dhe KFOR-i theksojnë rëndësinë e partneritetit Kosovë-ShBA në siguri
Turistët turq kryesojnë numrin e vizitorëve të huaj në Maqedoninë e Veriut në gjashtë muajt e parë
Transportuesit nga rajoni: Protesta nëse nuk zgjidhet problemi i qëndrimit në zonën Schengen
Shqipëria zgjeron plazhet publike me 67 për qind: 1689 parcela në dispozicion këtë verë
Rumania mund të mbyllë reaktorin bërthamor të "Cernavodës" pasi niveli i ujit në Danub ra ndjeshëm
Hoxha për debatin mbi Ibrin: Lumenjtë duhet të sjellin ujë, jo kërcënime
Gjykata siriane dënon në mungesë me vdekje ish-presidentin Bashar al-Assad