| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Ministri i Mbrojtjes: Izraeli do të mbetet në territorin e pushtuar në Liban, Siri dhe Gaza
“Komandantët dhe ushtarët kanë të gjithë mbështetjen e nevojshme për ta përfunduar misionin e tyre dhe për ta mbrojtur veten dhe qytetarët e Izraelit”, tha Katz.
Ministri i Mbrojtjes: Izraeli do të mbetet në territorin e pushtuar në Liban, Siri dhe Gaza
Ministri i Mbrojtjes: Izraeli do të mbetet në territorin e pushtuar në Liban, Siri dhe Gaza/ AFP

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se ushtria izraelite do të mbetet në territorin e pushtuar në Liban, Siri dhe Rripin e Gazës “për një kohë të pacaktuar”.

Në një ceremoni diplomimi të kursit të oficerëve luftarakë në Shkollën e Trajnimit të Oficerëve të Forcave Izraelite, sipas gazetës Yedioth Ahronoth, Katz tha se ushtria “do të mbetet në zonat e sigurisë në Liban, Siri dhe Gaza për një kohë të pacaktuar”.

“Komandantët dhe ushtarët kanë të gjithë mbështetjen e nevojshme për të përfunduar misionin e tyre dhe për ta mbrojtur veten dhe qytetarët e Izraelit”, tha Katz.

Sipas shifrave zyrtare libaneze, sulmet izraelite në Liban kanë vrarë më shumë se 4.200 njerëz dhe kanë plagosur mbi 12.000 të tjerë që nga 2 marsi.

Izraeli vazhdon të pushtojë zona në Libanin jugor, disa të mbajtura për dekada dhe të tjera të konfiskuara gjatë luftës së viteve 2023-2024. Gjatë ofensivës së saj të fundit, forcat izraelite përparuan më shumë se 10 kilometra në territorin libanez.

Në Gaza, ushtria izraelite pushton më shumë se 50 për qind të enklavës palestineze pas një lufte vdekjeprurëse që vrau më shumë se 73.000 njerëz dhe plagosi mbi 173.000 të tjerë që nga tetori i vitit 2023.

Gjithashtu, edhe në Siri, Izraeli e ka pushtuar pjesën më të madhe të Lartësive të Golanit të Sirisë që nga lufta e qershorit 1967 dhe e ka zgjeruar pushtimin e tij pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit në fund të vitit 2024.

Më 8 dhjetor të vitit 2024, Izraeli deklaroi rënien e marrëveshjes së shkëputjes së vitit 1974 me Sirinë dhe pushtoi zonën tampon siriane, ndërsa Damasku tha se mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes.

Katz u zotua se Izraeli do ta godasë Iranin "me forcë të plotë, në një mënyrë që do të tregojë qartë hendekun e fuqisë midis nesh".

Izraeli dhe SHBA-të nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit në shkurt, duke shkaktuar sulme hakmarrëse që synonin asetet ushtarake amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme.

Javën e kaluar, ShBA-ja dhe Irani nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që bën thirrje për t'u dhënë fund armiqësive në fronte të shumta, përfshirë Libanin, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje paqeje të qëndrueshme midis dy palëve.

Eksploro
Parlamenti rumun miraton në heshtje projektligjin për bashkimin me Moldavinë
Italia kërkon uljen e tensioneve me Iranin, mohon çdo rol ushtarak në luftë
Sulmi izraelit me dron vret 3 persona në jug të Libanit
Raporti: Uraganet dhe stuhitë ekstreme po e kërcënojnë gjithnjë e më shumë Evropën
Vendet arabe shprehin ngushëllime për Venezuelën për tërmetet vdekjeprurëse
Gjysma e anijeve të Koresë së Jugut të bllokuara në dalje të Ngushticës së Hormuzit
Numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë rritet në 164, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur
Spanja regjistron 212 vdekje të lidhura me nxehtësinë që nga 21 qershori
Senati amerikan bllokon rezolutën që kërkon t'i japë fund rolit të ShBA-së në konfliktin me Iranin
Vritet një ushtar izraelit dhe një tjetër plagoset në jug të Libanit
Venezuela shpall gjendje të jashtëzakonshme pas dy tërmeteve të fuqishme, 32 viktima deri tani
OBSh-ja: Shpërthimi i hantavirusit do të shpallet i përfunduar deri më 2 korrik
Liderët e NATO-s do të mblidhen në Ankara për samitin e aleancës
Izraeli shpall 115 hektarë tokë shtetërore për zgjerimin e vendbanimit në Bregun Perëndimor
Paralajmërimi për valën e të nxehtit në jug të Zvicrës u ngrit në nivel të lartë rreziku
Llavrov: Moska nuk do të pranojë armëpushim në Ukrainë për hir të bisedimeve të paqes
Ministri izraelit: Nuk largohemi nga territori i pushtuar në Liban "edhe nëse ShBA-ja e kërkon"
Kryediplomati i Sirisë dhe ai i Holandës takohen në Damask
Pas 98 seancave dëgjimore, përfundon procesi i dëshmive në rastin për korrupsion ndaj Netanyahut
Marrëveshja në mosmarrëveshje: Ku nuk bien dakord ShBA-ja dhe Irani