| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Disa të vdekur pas përplasjes së trenit me autobusin e shkollës në Belgjikë
Në autobus ndodheshin 7 fëmijë dhe 2 të rritur, sipas gazetës HLN.
Disa të vdekur pas përplasjes së trenit me autobusin e shkollës në Belgjikë
Disa të vdekur pas përplasjes së trenit me autobusin e shkollës në Belgjikë / AP

Disa persona raportohet se kanë humbur jetën pasi një autobus shkolle u godit nga një tren në provincën e Flandrës Lindore në Belgjikë të martën, sipas gazetës HLN.

Një burim i konfirmoi gazetës se ka disa viktima nga aksidenti, ku një autobus shkolle u përplas nga një tren pasagjerësh në një kalim hekurudhor në orët e mëngjesit.

Sipas raportimeve, në autobus ndodheshin shtatë fëmijë dhe dy të rritur, përfshirë shoferin.

Në vendngjarje u angazhuan disa ekipe emergjence.

Raportohet se në tren ndodheshin rreth 100 pasagjerë dhe asnjëri prej tyre nuk u lëndua.

Operatori i rrjetit hekurudhor belg, Infrabel, bëri të ditur se semaforët në kalimin hekurudhor ishin të kuq dhe barrierat ishin të ulura në momentin e përplasjes.

Sipas kompanisë, rrethanat e sakta të aksidentit janë ende nën hetim.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë