| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Rritje e shpejtë e rasteve të gripit të shpendëve në Evropë
Franca, Belgjika, Holanda dhe Sllovakia marrin masa izoluese për shpendët.
Rritje e shpejtë e rasteve të gripit të shpendëve në Evropë
Rritje e shpejtë e rasteve të gripit të shpendëve në Evropë / Reuters
22 Tetor 2025

Një valë e re e gripit të shpendëve (H5N1) ka përfshirë Evropën, duke detyruar disa shtete të vendosin masa të rrepta për mbrojtjen e fermave. 

Belgjika ka urdhëruar që shpendët të mbahet brenda duke filluar nga e enjtja, pas zbulimit të një shpërthimi të sëmundjes, njoftoi Agjencia Federale e Sigurisë Ushqimore.

Masat vijnë ndërsa kontinenti përballet me një rikthim të fortë të gripit të shpendëve, që ka shkaktuar vrasjen ose therjen e qindra milionë shpendëve vitet e fundit, duke ndërprerë furnizimet ushqimore, rritur çmimet dhe ngritur shqetësime për një pandemi të re.

Franca mori një vendim të ngjashëm me Belgjikën të martën, ndërsa Sllovakia raportoi gjithashtu një shpërthim të ri gripi në një fermë shpendësh, sipas Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH).

Në Belgjikë, virusi H5N1 u zbulua këtë javë në një fermë gjelash deti pranë Diksmuide, në veri të vendit. Sipas raportit të WOAH, 319 shpendë ngordhën, ndërsa pjesa tjetër e tufës prej 67.110 shpendësh u therën për arsye sigurie.

Ndërkohë, Holanda njoftoi se do të therë rreth 161.000 pula në një fermë në rajonin qendror-lindor të vendit, pasi virusi u konfirmua edhe atje.

Rastet e reja konfirmojnë se virusi vdekjeprurës vazhdon të përhapet me shpejtësi në Evropë, duke shtuar presionin mbi autoritetet shëndetësore dhe industrinë e shpendëve.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë