| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kurti takon Rutten: Për ne anëtarësimi në NATO është prioritet strategjik
Kurti dhe Rutte sipas Zyrës së Kryeministrit mes tjerash kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.
Kurti takon Rutten: Për ne anëtarësimi në NATO është prioritet strategjik
Kurti takon Rutten: Për ne anëtarësimi në NATO është prioritet strategjik / َAA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Rutte kanë biseduar për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, si dhe për mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të ndërveprimit, sikurse për zhvillimet aktuale dhe për situatën e sigurisë.

"Për ne anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike është prioritet strategjik, jetësimi i të cilit do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe mbarë kontinentin”, theksoi Kurti.

Ai shtoi se angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i rëndësishëm përballë rreziqeve dhe ndikimit të akterëve të jashtëm.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë